E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 20 shkurti data me e rendesishme ne historine e kombit

Përurohet në Muzeun Kombëtar në Tiranë Pavijoni i Terrorit Komunist, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha.

Në ceremoni, ministri i Kulturës Aldo Bumci deklaroi se kjo shoqëri ka nevojë të ngrejë tempuj të kujtesës kombëtare për rezistencën ndaj shtypjes komuniste.

Shefi i qeverisë Berisha deklaroi se më 20 shkurt kujtohet data më e rëndësishme në tërë historinë e kombit shqiptar, ajo që ndan dekadat e sistemeve.

"Dy diktatorët më mizorë të të gjitha kohërave në Europë janë Adolf Hitleri dhe Enver Hoxha.Rrëzimi i Enver Hoxhës në Tiranë shënoi gjunjëzimin përfundimtar të diktaturës hoxhiste në Shqipëri dhe krijimin e partive pluraliste", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›