E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjermani Joachim Gauck presidenti i ardhshem

Presidenti i ardhshëm i Gjermanisë (me shumë mundësi) do të jetë pastori protestant Joachim Gauck.

Mbrëmjen e së dielës ai është prezantuar nga vetë kancelarja Angela Merkel, e cila është detyruar t’i nënshtrohet presionit të fortë të opozitës dhe aleatëve liberalë dhe do e mbështesë atë për të qenë presidenti i ardhshëm i gjermanëve.

Gauck ka humbur zgjedhjet e majit të vitit 2010 që i fitoi ish-presidenti Wulff, i cili nga ana e tij dha dorëheqjen pas akuzave për korrupsion.

Me mbështetjen e partive kryesore të vendit, zgjedhja e Gauck si president i Gjermanisë muajin e ardhshëm do të jetë thjesht një formalitet.

72-vjeçari Gauck është i njohur për punën e tij si disident në Gjermaninë Lindore dhe për nxjerrjen e sekreteve nga arkivat e policisë sekrete gjermane pas rënies së Murit të Berlinit, duke bërë publike krimet e kryera.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›