E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 2011 nje banese per 2.6 banore

Kryeministri Sali Berisha i kushtoi vëmendje në mbledhjen e qeverisë vetëm një treguesi të dalë nga censusi, ndërtimit të banesave.

Sipas ketij treguesi, sic e shpjegon kryeministri Berisha, shqiptarët, ne 10 vitet e fundit kanë ndërtuar banesa me shume sesa cdo vend, duke arritur nje standard te vendeve te zhvilluara. Ne krahasim me vitin 2001, treguesi ishte 225 banesa per 1 mije banore, ndersa ne 2011 eshte 380 banesa per 1000 banore, duke cuar ne 740 mije numrin e familjeve qe jane ne pronesi te nje banese ose mbi 340 mije familje, qe kane ne pronesi nje banese te dyte.

Per kryeministrin Berisha arritja e ketij standardi eshte nje arritje historike dhe merita i shkon sipas tij sacrifices se shqiptareve punetore, modelit ekonomik dhe lirise per te ndertuar te ardhmen, kur vetem para dy dekadash shqiptaret dolen nga sistemi komunist, si vendi i dyte me i varfer ne bote.

"Në rast se në vitin 2001, një banesë i përkiste 3.9 shqiptarëve, në vitin 2011 ka 1 banesë për çdo 2.6 banorë. Numri i banesave në total është 1.075.881. Shqiptarët kanë ndërtuar në këto 10 vite më shumë sec kanë ndërtuar në 30 vite banesa për frymë, 25 kombe anëtërë të OECD-së dhe Bashkimit Europian", tha Berisha.

Kryeministri Berisha pranoi qe ne Shqiperi ka edhe te pastrehe, edhe te varfer, por sipas tij rezulatet e censusit hedhin poshte deklaratat e opozites per 1 milione te varfer dhe te papune ne vend.

"Flitet për një milion të varfër në këtë vend, me një aritmetikë fiks të 21 viteve më parë", tha Berisha.

Ky tregues i censusit dhe rezultate te tjera te tij sipas kryeministrit jane te rendesishme edhe per cdo parti politike ne hartimin e alternativave te zhvillimit, pasi, sic thote kryeministri shqiptaret duhet te integrohet ne Europe vetem si vend i zhvilluar. "Ne nuk kemi pse te integrohemi si streha vorfnore e Europes. Ne do të krijojmë pasuri, ne do të krijojmë të ardhura, ne duhet të zhvillohemi sepse ne kemi gjithcka, për të qenë të tillë dhe urdhëro rezultati", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›