Berisha: 21 janarin do e hetojë kryeprokurori i ri. Topi u tha ndërkombëtarëve se nga situata dilet me zgjedhje të parakohshme
Kryeministri Sali Berisha flet në emisionin Fakt të Çim Pekës në një intervistë të regjistruar. Berisha lëshon një lumë akuzash ndaj presidentit dhe kryeprokurores. Berisha thotë se Ina Rama kërkoi ti arrestonte njeriun që ishte përgjegjës për evakuimin e tij nga kryeministria. Kurse për Topin thotë se u deklaroi ndërkombëtarëve se zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme dhe ata e mbështetën për këtë. Berisha thotë se shërbimet e huaja e kishin njoftuar për 21 janarin, kurse SHISH jo.
Kryeministri deklaron se kishte në plan të mos lejonte hetimin e 21 janarit nga Ina Rama dhe u deklaron familjarëve të viktimave se do jetë ai që do zbardhë krimin e 21 janarit me kryeprokurorin e ri që do vendosë. Berisha flet sërish për plumba rikoshet nga arma e Ndrea Prendit kësaj radhe dhe thotë se dihet që në serverin e kryeministrisë ka pasur ndërhyrje, por implikon një kompani që kujdesej për kamerat e jashtme.
Në krah të ambasadorit amerikan, kryeprokurorja pas një viti nga ngjarja e 21 janarit është detyruar në një farë forme edhe ka pranuar me portretin e saj se po bën një kërkesë të sforcuar për heqjen e imuniteteve të tre deputetëve të PS-së për protestën e dhunshme të 21 janarit. Është komentuar kjo dalje e kryeprokurores nga opozita dhe është lenë të kuptohet se një gjë e tillë është bërë nën presionin e kryeministrit ndaj ambasadorit amerikan. Z. Kryeministër a është e vërtet që i keni kërkuar ambasadorit amerikan në takimin që keni pasur para disa ditësh imunitetin e deputeteve të PS?
Eshtë e vërtetë që çështja e 21 janarit, që nga data 22 janar e deri më sot ka qenë një nga çështjet e diskutuara, gjerësisht me komunitetin ndërkombëtar. Pse kjo? Me 21 janar unë kryeministri i vendit u gjeta i rrethuar për 5 orë rresht ndërsa kryeja detyrën time. Ndërtesa u sulmua me hunj, me gurë, me shishe molotov. Një protestë e cila u parapri nga montimi i një video ku implikohej kryeministri i vendit, pra duhej një pretekst për të sjellë njerëzit tek kryeministria, një protestë në të cilën kryeministrit të vendit iu dhanë një seri ultimatumesh në parlament dhe jashtë tij nga kryetari i opozitës, se do të kalosh mbi kufomat, se do ta kesh në prag të derës nga zëvendëskryetari i tij dhe me radhë. Një protestë e cila, në bazë të dhjetëra, për të mos thënë me shumë informacioneve, njerëzit e sjellë u paguan me euro, sepse do të rrëzojmë Sali Berishën. U mblodhën nga jashtë dhe brenda me qëllimin do të rrëzojmë Sali Berishën. Kjo është e vërteta të cilën janë të paktë shqiptarët që nuk e dinë. Skenari i kësaj proteste ishte shumë i studiuar, i bashkërenduar me kryetarin e shtetit. Shqiptarët duhet të dinë një gjë, që Edi Rama pavarësisht nga i gjithë kompartimenti i tij psikologjik, kurrë nuk do të guxonte të ndërmerrte atë që mori pa mbështetjen e plotë të Bamir Topit, të Ina Ramës dhe të shefit të shërbimeve dhe të ndonjë tjetri. Pra, në këtë rast atë që ata nuk kalkuluan dhe e llogaritën gabim, se unë e kisha ditë pune dhe se nga zyra nuk do të largohesha. Ata menduan shumë variante, por për fat të keq hesapet i bënë me veten e tyre dhe pikërisht se i bënë hesapet me veten e tyre ato nuk ju dolën. Çfarë ndodhi? Gjithçka u zhvillua para kamerave, gjithçka u zhvillua në dritën e diellit, pati të vrarë, pati të plagosur, pati shumë kaos, zhvillime nga me dramatiket dhe tragjiket. Pasi dola dhe i njoftova shqiptarët se u rrethova për 5 orë, se nuk kisha ndërmend të largohesha, akti i parë ishte se dhashë ato njoftime që më erdhën nga Spitali Ushtarak, sa ishin të sakta të pasakta, për 2-3 viktima se mbaj mend sa ishin kërkova hetim të plotë. Në çdo vend demokratik dhe të lirë çdo viktime hetohet, kudo që të ndodhë dhe në çdo rrethanë që të ndodhë, pastaj është drejtësia që e vlerëson atë, çdo i plagosur hetohet, çdo dëm material hetohet dhe unë bëra thirrje. Thirrja ime gjeti në një hark të shkurtër kohor brenda disa orëve mandat arrestet e të gjithë zinxhirit të komandës së gardës, në një kohë kur Edi Rama deklaronte se nesër do të merrej me horrat e gardës dhe vërtet të nesërmen zonja u mor me horrat e gardës, që janë heronjtë e gardës, se ata mbrojtën shteti, mbrojtën dinjitetin .
Pas ekspertizës së FBI i konsideroni heronj?
Ajo ishte një mbrojtje heroike e institucioneve, në pati tejkalime të ligjeve, jam unë i pari që thirra institucionet të hetojnë nëse pati apo jo tejkalim ligji. Por një gjë është e sigurt. Institucionet e një vendi të lirë kurrë nuk pushtohen. Institucionet e një vendi të lirë janë pushtimi i kushtetutës nëse i pushton ato, ato janë të garantuara me ligjet kushtetuese të vendit. Ata mbrojtën në një rrebesh të pafund gurësh, shishe molotov, kallëp dinamiti që u hodhën drejt tyre dhe e vërteta është se mbrojtën integritetin e ndërtesës së Këshillit të Ministrave. Të qëndrosh në ato kushte siç qëndruan ata është akt heroik, të bësh gabime ato faje ose përgjegjësi, ato nxirren të gjitha mbi bazë ligjore, por të nesërmen siç njoftoi z.Rama, zonja Ina Rama në orën 5 të mëngjesit kërkoi arrestimin e të gjithë zinxhirit të komandës. Këtu kishte dhe një person që duhej të arrestohej pa tjetër. Kush ishte ky person, oficeri përgjegjës për evakuimin e kryeministrit nga kryeministria, i cili nuk kishte qenë në fushë-betejë, i cili ka një detyrë, ka rrugën e vet për të nxjerrë kryeministrin jashtë rrezikut. Ndërkohë që, natyrisht, ai ishte projekti i tyre, se i imi ishte tjetër, ata janë të detyruar të bëjnë projekte siç bëjnë për Presidentin e Republikës, për Kryetaren e Parlamentit, për Kryeministrin siç bëjnë në të gjithë botën.
Përgjegjësi që ka për detyrë të evakuojë kryeministrin?
U lëshua urdhër arresti, i cili nuk kishte qenë me 21 janar këtu, ka qenë në zyrën e tij, maksimumi që mund të ketë qenë, ka qenë në linjën, nga ata kishin planin e tyre për të evakuuar kryeministrin dhe ai u fut në zinxhirin e atyre që duhej arrestuar pa asnjë provë. Kjo zonjë bisedon më Ministrin e Brendshëm dhe i thotë si ka mundësi kjo, se me kë do të mbrojmë nesër institucionet, sepse ky ka deklaruar se nesër do të merremi me horrat e gardës. Në atë kohë nuk u kuptua se horrat e gardës do merreshin me Ina Ramën, kjo i thotë gjëra pa kuptim, jo po të vijnë se unë nuk i arrestoj dhe po të vijnë do ti mbaj, me një fjalë del qartë skenari, vjen dhe më thotë ministri, i them se ky është një skenar, kjo është faza B sepse dështuan dje, mendoj se do të fitojnë sot, sot do të humbasin më keq. Dështuan gjërat kaq. Thotë se sot po shkoj tek presidenti, i them jo mos shko fare tek presidenti, sepse presidenti nuk është autor i arrestimit të tyre. Kjo këtë nuk e merr kurrë. Një prokuror pa qenë i çmenduar nuk lëshon dot një urdhër të tillë po nuk qe pjesë e këtij skenari dhe pjesë e këtij skenari prokurori nuk mund të jetë kurrë pa presid