E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha 23 qershori disfate per Edi Ramen

Kryeministri Sali Berisha gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të një rruge në Dibër deklaroi se 23 qershori do të jetë disfatë për Edi Ramën.

"23 qershori është dita e gjykimit e qytetarit shqiptar. Nuk do të kesh asgjë me shumë Zoti Rama se sa disfatën e radhës. Qytetarët e Tiranës hodhën në Lanë modelin Rama-Kokëdhima dhe kështu do të veprojnë edhe qytetarët e mbarë Shqipërisë", u shpreh Berisha. Kryeministri kërkoi gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të rrugës Lis-Ura e Matit votën e qytetarëve për mandatin e tretë, mandat që sipas Berishës do të sjellë integrim, më shumë mirëqënie, më shumë shkolla, kanalizime e ujësjellësa të rinj. Ky rikonstruksion kushtoi 366 milionë lekë dhe prej rrugës përfitojnë 13 mijë banorëe të kësaj zone. Zgjedhjet 2013
Elbasan, Berisha përuron një shkollë
“Top-Story”: Listat zgjedhore dhe të përjashtuarit
Rama ndez autobusin e fushatës

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›