E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha 23 qershori do shembe murin e bllokimit

Në mbledhjen e fundit të qeverisë për këtë vit kryeministri Berisha theksoi se më 23 qershor do të shembet me votën e lirë muri i bllokimit që bëri Rama për tre vite me radhë.
“Rama parandjen një disfatë të thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, mendon se duke lënë vendin pa status, do të ndjehet më mirë, se ai që të keqen e vet do e shndërrojë në të keqe për gjithë të tjerët. Por kjo nuk do ndodhë, 23 qershori do shembë murin e bllokimit të z Rama, dhe shqiptarët do ecin të sigurt drejt procesit të integrimit. E mbajti peng 3 vite me radhë, do e ketë barrë peng gjithë jetën varur, por demokracia kjo është në këtë kontekst nuk ka zgjidhje përvecse zgjedhje të përgjithme, rrëzimin e murit të bllokimit me votën e shqiptarëve dhe shpresën dhe besimin se socialistët do kenë zërin e tyre në mbrojtje të interesit kombëtar e shoqëror. Mbase kanë fatin e keq se qeverisen nga bllokmenët e rinj, nga 99-sha”- u shpreh Berisha.

Berisha: Falë reformave ekonomia s'njohu recesion
Kryeministri e shfrytëzoi këtë mbledhje për të evidentuar punën e qeverisë gjatë këtij viti, ku deklaroi se falë reformave të suksesshme të qeverisë vendi njohu zhvillim ekonomik dhe nuk ra ne recesion.
“Shqipëria ia doli në kushtet e një krize të paprecedent që ka kapur Europën. Jemi qeveri që mbaroi një vepër tjetër madhore, tunelin e Kërrabës, pas Rrugës së Kombit, ëndërr shekullore kjo e shqiptarëve, dhe qindra kilometra autostradë dhe mijëra kilometra rrugë dytësore e tretësore në mbarë vendin. Qeveri me ambicie të mëdha, ndryshoi sistemin arsimor të vendit. U inaugurua një zinxhir shkollash nga më modernet dhe më gjerë. Një qeveri e cila ndër më të paktat rriti rrogat dhe pensionet sesa indeksi i cmimeve”- u shprhe kreu i qeverisë.

Berisha: Rama të kthejë ikonat e marra nga kultet
Berisha ka kërkuar nga Rama që të kërkojë falje në emër të partisë së tij për prishjen e institucioneve të kultit dhe vjedhjeve të ikonave.
“I bëj thirrje Zotit Rama të kërkojë të falur në emër të partisë së tij dhe të kthejë ikonat e marra nga kultet, sepse janë trashëgimi kulturore. Fatos Nano e akuzoi në katarsis se e mora nga Parisi tek shiste ikona të vjedhura. Ia ka thënë këtë për propagandë apo mbi bazë faktesh, i mbetet atij ta sqarojë, por ikonat dhe pikturat i morën më shumë amatorët e pikturës në nomeklaturë. Se ku e bazon Nano këtë deklaratë atë duhet ta sqarojë, por bëj thirrje të kthehen ikonat e marra nga institucionet e kultit, janë trashëgimi e përjetshme e kombit shqiptar” tha ai.

Berisha: Mësim i gjuhës e historisë shqipe në TVSH
Po sot kryeministri i kërkoi ministrit të Arsimit që të krijojë mundësinë që në Televizionin Shtetëror, TVSH të jepen mësime të gjuhës shqipe.
“Të jepet emisioni i gjuhës në TVSH me satelit. Cikle të vazhdueshme në mënyrë që shqiptarët kudo që janë të ndjekin mësimin rrjedhshëm të gjuhës së tyre amtare dhe historisë së tyre kombëtare”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›