E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama takim me te rinjte per festat e fundvitit

Kryetari socialist Edi Rama, në një takim me të rinjtë me rastin e festave të fundvitit, shprehu besimin e të rinjtë e FRESSH-it do të jenë kontribues të fitores në zgjedhjet e 23 qershorit.

“Dhe se në 6 muajt e ardhshëm ju do të dini të ndërtoni besim tek shumë njerëz që sot mund të jenë ende jo besimplotë apo mund të jenë ende mosbesues për mundësinë një ndryshimi të madh. E ndryshimit që ne duam dhe do të sjellim së bashku. E kushteve për ti hapur rrugë një rilindjeje shqiptare që nuk është një utopi por është një domosdoshmëri”- u shpreh Rama.

Rama tha se FRESSH është shumë i rëndësishëm në muajt e mbetur deri datën e zgjedhjeve, për të vazhduar ndërtimin sipas tij, të besimit të goditur, të shqiptarëve tek politika tek mundësia e ndryshimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›