E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha 500 mln USD per 2000 km rruge te reja

TIRANE- Permiresimi i infrastruktures rrugore per te shkurtuar kohen e cdo shqiptar qe banon ne cdo cep te Shqiperise per te ardhur ne kryeqytet eshte projekti kryesor dhe paresor mbi perparesite i buxhetit 2011 nenvizoi sot kryeministri Berisha. Ndertimi i rrugeve dhe asfaltimi i tyre ka qene tema kryesore e kryeministrit ne mbledhjen e sotme te qeverise. Madje kryeministri i kerkoi ndjese ministrive dhe agjencive te tjera te vendit qe fondi me i madh i buxhetit te perqendrohet ne infrastrukturen rrugore. Sipas kryeministrit jane 91 komuna te vendit te cilat jane te palidhura me rruge te asfaltuar me akset kombetare dhe per te cilat nevojiten 2 000 km te reja. Deri tani jane asfaltuar rreth 7 mije kilometra.
Nuk mund te leme njerin ne asfalt e bulevarde e tjetrin ne gropa e rruge me gure- tha Berisha.
500 milione dollare do te jete fondi qe do te vihet ne dispozicion per infrastrukutren rrugore e cila do te ndihmoje ne realizim e premtimit te shkurtimit te distances te cdo qosheje te vendit me Tiranen.
Primare do te jete perfundimi i rruges se Arbrit dhe tuneli Tirane- Elbasan. Berisha u ndal dhe ne fushaten sensibilizuese per procesin e liberalizimit te vizave.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›