E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kromi shqiptar drejt Japonise

Lajmi u be publik sot nga ministri i Ekonomise Ilir Meta gjate nje takimi te zhvilluar me kompanite ACR Holding dhe Marubenit nje nga kompanite me te vjetra dhe te medha tregtare ne Japoni.

Eksporti i kromit eshte nje tjeter arritje e produkteve tashme Made in Albania edhe ne tregjet me te rendesishme dhe cilesore aziatike tha Meta i cili shtoi se kjo tregon se ekonomia shqiptare po behet gjithnje e me shume atraktive per investitoret e huaj. Metu shprehu mbeshtetjen e qeverise shqiptare per kompanite e medha qe synojne te nxjerrin krom nga Shqiperia dhe ta perpunojne ate.

Shpreh mbeshtetjen per planet ambicioze te ketij grupimi per te hapur edhe nje fabrike ferrokromi ne Burrel duke realizuar objektivat e saj te biznesit ne vendin tone por duke hapur edhe vende te reja pune ne nje zone qe ka nevoje me shume per investitore dhe investime tha ai.

Gjate vitit 2010 DCM DECO Metal si kompani nderkombetare per tregtimin e kromit ka eksportuar kromin e Elbasanit ne fabrikat evropiane dhe amerikano-veriore/jugore te celikut nepermjet filialeve te kompanise ne tregun rajonal.

2010-10-12 1626

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›