E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha 8 Maji nje proces i qete dhe dinjitoz zgjedhor

“Përshëndes qytetarët për procesin e qetë zgjedhor dhe dinjitoz që realizuan në ditën e Evropës, si evropianë”.

Kështu ka pohuar kryeministri Berisha në një konferencë të posaçme për shtyp pas mbylljes së procesit zgjedhor të 8 Majit.

Nga ana tjetër, ai nuk harroi të përshëndeste publikisht as komisionerët, të cilët i cilësoi si persona që ditën të respektojnë ligjin në këtë ditë të rëndësishme për vendin.

“Por falënderoj edhe median, që rendi në të gjithë vendin, duke e bërë transparencën e procesit zgjedhor, më mirë se kurrë”, shtoi ndër të tjera kreu i qeverisë.

Më tej, ai u bëri thirrje edhe komisionerëve të plotësojnë dhe respektojnë me rigorozitet kërkesat e një procesi më të saktë të mundshëm.

“Jam këtu për të garantuar qytetarët shqiptarët se Partia Demokratike dhe Aleanca për Qytetarin është e vendosur të njohë dhe respektojë
çdo votë dhe për rrjedhojë, të njohë edhe çdo rezultat të këtyre zgjedhjeve”, tha ai.

Duke e kërkuar një gjë të tillë edhe nga kundërshtari politik, për të hequr dorë njëherë e mirë nga praktikat e kontestimit të votës së qytetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›