E Diel, 1 Nëntor 2026

PS kunder KQZ Te mbyllen zgjedhjet te mos votojne ata qe presin ne qendra

Ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes kryetarit të tij, Arben Ristani, ka bërë thirrje që të respektohen për të votuar gjithë zgjedhësit që presin pas orarit të mbylljes së procesit, Partia Socialiste ka dalë me një tjetër qëndrim.

Përmes përfaqësueses së saj në KQZ, Dëshira Subashi, është bërë me dije thirrja ndaj komisionerëve për mbylljen e qendrave të votimit.
Subashi u bëri thirrje komisionerëve të të gjitha qendrave të votimit, që ta përfundojnë sa më parë procesin.

Sipas saj, asnjë qytetari që është ende në radhë, nuk duhet t’i mohohet votimi, por pas përfundimit komisionerët duhet të nisin procesin tjetër atë të mbylljes së kutive dhe qendrave të votimit, në respekt të Kodit Zgjedhor.

“Pas përfundimit të procesit zgjedhor nis procesi tjetër i zgjedhjeve, ai i numërimit të votave, për të lexuar vullnetin e qytetarëve”, tha ajo.

Kodi Zgjedhor në nenin 11 të tij përcakton se askush nuk mund të votojë pas orës së mbylljes së qendrave të votimit, me përjashtim të zgjedhësve që presin për të votuar në kohën e mbylljes, sipas procedurave të parashikuara në këtë Kod.

Ndërkaq, kreu i KQZ-së, tha se “është shumë e rëndësishme që shtetasve t’u krijohet mundësia për të votuar, edhe nëse kalon afati i caktuar për mbylljen e qendrave të votimit”.

I pyetur nga gazetarët, Ristani, ka sqaruar se detyrimi ligjor i komisionerëve për t’u shërbyer qytetarëve që duan të votojnë ka të bëjë me ata që janë në radhë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›