Berisha: 85 trupa shtesë në Afganistan

Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Shqipëria do dërgojë 85 trupa shtesë në Afganistan. "Shqipëria do dërgojë 85 trupa shtesë në Afganistan për të siguruar paqen e stabilitetin në këtë vend", u shpreh kreu i qeverisë. Berisha tha se Shqipëria mbështet presidentin Obama në nismën e tij për të shtuar trupat në Afganistan. "Shqipëria mbështet vendimin e presidentit Obama për shtimin e trupave ndaj merr vendim për të dërguar më shumë trupa", theksoi ai.
Kryeministri Berisha foli edhe për takimin që pati me ambasadorin amerikan Withers, duke deklaruar se takimi ishte për ta informuar për shtimin e trupave në Afganistan. "Takimi ka të bëjë me një kërkesë që më ka paraqitur Rasmussen për shtimin e trupave. Informova Withers për vendimin e shtimit të trupave pasi u konsultova me autoritetet përkatëse", tha Berisha duke iu përgjigjur pyetjes së "Ora News".
Kreu i qeverisë njoftoi se Shqipëria do të presë të tjerë ish-të denuar nga burgu i Guantanamos.
Duke theksuar se edhe në të kaluarën ka kërkuar mbylljen e këtij burgu famëkeq, Berisha theksoi se ky qendrim bazohet në një çështje të drejtash njeriu.
"Natyrisht ne nuk mund të presim më ujgurë, sepse marrëdhëniet me Kinën kanë një rëndësi të veçantë", u shpreh Berisha.
Kreu i qeverisë nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me skadimin e ultimatumit të PS-së për hapjen e kutive të votimit.