E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha takon të dërguarin e SHBA-së Daniel Fried

Kryeministri Sali Berisha ka patur sot një drekë me Daniel Fried , të dërguarin e posaçëm të SHBA-së për të ndihmuar në mbylljen e burgut të Guantanamos në Kubë.
Gjatë këtij takimi të zhvilluar në vilën qeveritare 31, kryeministri Berisha shoqërohej nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ndërkohë që Fried shoqërohej nga ambasadori amerikan John Withers.
Para pak vitësh Shqipëria pranoi 5 kinezë ujgure nga burgu i Guantanamos. Para këtij posti Daniel Fried ka mbajtur postin e ndihmës/sekretarit amerikan të shtetit për Ballkanin .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›