Berisha Administrata te qendroje larg imponimeve per voten

Kreu i qeverise i beri sot thirrje administrates shteterore per te qendruar larg imponimeve per hedhjen e votes me 8 maj.
U bej thirrje punonjesve te administrates qe cdo akt perpjekje per tu imponuar atyre qendrime te caktuara ta refuzojne ne menye kategorike dhe i garantoj se cilido prej tyre do te kete mbeshtetjen e kryeministrit tha Berisha duke shtuar se ka raste sporadike te cilat duhet te denohen.
Me tej duke u ndalur ne inagurimin e punimeve per autostraden Tirane - Elbasan Berisha akuzoi serish deputetet e opozites si ideues te nje grupi kunder tunelit.
Perpjekja per qellime politike per te bllokuar projektin e tunelit ishte nje akt i gabuar dhe i paargumentuar. Shkrirja e grupit do te ishte nje fare korrigjimi i gabimit. Une akoma i kam ne memorie protestat ne tunelin e Kalimashit ndaj ftesa ime eshte miqesore eshte ne interesin e tyre qe ate grup ta quajne te paqene tha Berisha.