E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha në Elbasan: Po u bëj rrugën që të vini të punoni në Tiranë

Kryeministri Berisha ka inaguaruar gjatë ditës së sotme nisjen e punimeve për tunelin Tiranë-Elbasan. Sipas Berishës, këto punime pritet që të zgjasin 18 muaj.

Gjatë fjalës së tij, Berisha ka thënë se ky tunel do ta shkurtojë shumë rrugën Tiranë-Elbasan, e cila do të jetë 50 minuta.

Me këtë rrugë, Berisha ka thënë se qytetarëve të Elbasanit ju hapet rruga për të ardhur dhe për të punuar në Tiranë.

Por, në vend të kësaj, Berisha, që është kryministër, jo kryetar i bashkisë së kryeqytetit, ndoshta do të bënte mirë që tu siguronte elbasanllinjve dhe gjithë qytetarëve të vendit punë në qytetet e tyre dhe jo ti drejtonte ata drejt Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›