Berisha: Agasi, Beqiri dhe Hyseni kanë nisur të flasin, po e kuptojnë që Rama i ka shitur!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Berisha u ndal për të komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet dhe personat e përfshirë në dosjet e SPAK. Ai pretendoi se Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin para hetuesve, pasi, sipas tij, kanë kuptuar se kryeministri Edi Rama nuk i ka mbrojtur më.
“Tani çfarë ka ndodhur, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni po e kuptojnë që i ka shitur Rama. I pabesi, besë nuk ka. Pra ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin. Ata e kuptuan se njeriu që i kishte dhënë të gjitha garancitë i lëshoi në duart e policisë”, tha Berisha.