E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Berisha: Ahmetaj luajti ndërmjetësin e aferës së inceneratorëve me Zoton

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar deputetin e PS, Arben Ahmetajn se ka vepruar si ndërmjetës  me të shpallurin në kërkim Klodian Zoto lidhur me aferën e inceneratorëve. Në një konferencë për mediat, Berisha thotë se paratë e vjedhura nga inceneratorëve i kalonin Ramës dhe ministrave të tij në llogari offshore.

“Arben Ahmetaj, përmes njohjeve me të kërkuarit e drejtësisë, gjë që e ka mohuar vazhdimisht, ka luajtur rolin e ndërmjetësit sipas një skeme të qartë piramidale. Tigri i vogël i oborrit të Ramës ka luajtur ndërmjetësin në vendimmarrjen e qeverisë për inceneratorët. Qeveria paguante në emër të qytetarëve. Dhe Klodian Zoto, Miel Mërtiri vidhte në emër të tyre për t’ia kaluar Ramës dhe ministrave në llogari offshore. Ahmetaj është personi pa firmën e të cilit nuk mund të merrte vlerë asnjë dokument i kësaj afere. Personi që së bashku me Ramën kanë firmosur vjedhjen nga fondi rezervë i këshillit të ministrave, dispursimin e tij për djegësin e Elbasanit për llogari të vet. Nuk është rastësi që tigri i oborrit rrëzohet me të njëjtën makinë me Zoton e tij, flenë në të njëjtin hotel luksoz me këtë person”, tha Berisha.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›