E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Primaret e PD/ Shpallen fituesit e raundit të dytë në 5 bashki

Në raundin e dytë të primareve të PD të zhvilluara në 5 bashki të vendit janë shpallur fituesit.

Në Bashkinë e Librazhdit, fitues është Shefki Çota përballë Arianit Lekës.

Në Bashkinë e Fierit fitues shpallet Evdar Kodheli me 579 vota, përballë Artur Mahmutaj, i cili mori 360 vota.

Në Bashkinë Mat fitues është Skënder Gjuci me 478 vota ndërsa 190 vota i mori Bukurosh Ballabani.

Në Bashkinë e Mirditë fitues është shpallur Albert Mëlyshi, me 528 vota, ndërsa kandidati, Aleksandër Lala mori 332 vota.

Në Bashkinë e Dibrës fitues doli Ismail Uka me 566 vota kundrejt kandidatit tjetër Besnik Alku.  

Fituesit do të garojnë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›