Berisha: Alternativa jonë për qytetarin dhe mirëqënien

Në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e 8 majit, kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në qytetin e Fierit, ku ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin” Ilir Bele. Në fjalën e tij, kryeministri Berisha premtoi se “Aleanca për qytetarin”, është një program, i cili ndërtohet mbi vlerat njërëzore.
“Aleanca për qytetarin, i tërë programi ynë, ndërtohet mbi vlerat njërëzore, mbi moralin e qytetarit, ndërtohet mbi interesat e qytetarit, mbi hallet e tij. Është një rrugë e mundimshme djerse, është një rrugë ku ne së bashku të jemi sot vend anëtar të Natos, nga vendi me lëvizje të ndaluar ne sot të lëvizim në mbarë botën”.
Kryeministri, duke shpalosur programin, vuri në dukje objektivat e qeverisë, ndërsa në themel qëndron dhe rritja e ekonomisë.
“Këto katër vite, ne kemi investuar në mblelljen e 1200 ha ullishte, dru frutor. Në katër vitet që vijnë, ne do bëjmë gjithçka qe fermerët të subvecionohen.
“Investime serioze janë bërë në furnizimin me ujë. Janë ndërtuar 27 ujësjellëse në rang vendi. Janë dyfishuar pensionet, rrogat e mësuesve, mjekëve, infermierëve dhe të gjithë punonjësve të administratës”.
Sipas kryeministrit, investimet do të vijojnë ndërsa në datën 8 maj, do të votohet për “Aleancën për qytetarin”.