E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: PS, është e vetmja rrugë për ndryshim

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka prezantuar Shpëtim Gjikën, për të rikandiduar në drejtimin e Bashkisë së Vlorës. Shefi i opozitës tha se “Aleanca për të ardhmen” me emërimin e Shpëtim Gjikës në krye të Bashkisë së Vlorës, do të jetë e vetmja rrugë për të ardhmen. Nga Vlora, kryesocialisti tha se rruga e së majtës është larg rrugës së dhunës që ofron mazhoranca qeverisëse. Rruga që ka opozita tha Rama, shkon më larg se rruga e një mandati.
 

“Vlora është në rrugën e së ardhmes sepse ne jemi ndryshe, krejt ndryshe dhe modeli ynë funksionon dhe kur na godasin si na bën Saliu, por më kot me Tiranën, Fierin , Elbasanin etj, ku qeverisin socialistët me fuqine e imagjinatës dhe vullnetit të palëkundur, për ti shërbyer qytetarit. Mjafton të shohësh se çfarë është Vlora dhe të shohësh Gjikën, se ne jemi e vetmja rrugë e Vlorës dhe të gjithë Shqiëpërisë”.
 

Ndërkaq, Shpëtim Gjika, duke u ndalur në arritjet e katër viteve të fundit, tha se në 8 maj, qytetarët do të rinovojnë kontratën për Vlorën. Kështu, kandidiati i opozitës ka kërkuar votën e qytetarëve të Vlorës, në këmbim të përkushtimit të tij, për të vijuar me projektet e nisura.
 

Ndër të tjera, Rama deklaroi se rruga e PD-së të çon në fashizëm, në rrënim ekonomik, ndërsa rruga e PS-së, çon në Europë, në modernizim dhe në qëndrim të vazhdueshëm ekonomik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›