Berisha: Aplikimi për kartat, detyrim i qytetarëve
Sërish kryeministri i ka qëndruar premtimit të tij për rritjen dy fish të pagave dhe pensioneve, këtë herë premtimin e ka bërë në rrethin e Fierit. Berisha është ndalur edhe në aplikimin për karta, ku ka theksuar se ky është një detyrim i qytetarëve
FIER- Kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e tij në rrethe, këtë herë në komunat Strum dhe Kuman të rrethit të Fierit, ku ka përuruar në komunën Strum, dy projekte të qeverisë. Rrugën Strum-Fier, 24 km, si dhe kanalizimin e ujërave të zeza në këtë fshat. Në moton “Shqipëria po ndryshon”, Berisha u ka premtuar banorëve rritjen reale të pagave dhe pensioneve në 1 maj, duke synuar kështu uljen e varfërisë.
“U zotuam se do të dyfishojmë pensionet në fshat, ku do të merret një pension dy fishë më i lartë se çështë marrë në vitin 2008. Beteja jonë me varfërinë është beteja më e vendosur”- u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij drejtuar banorëve.
Berisha tha se qarku i Fierit do të kthehet në kantier ndërtimi, duke përmendur disa rrugë të rëndësishme në këtë qark, si ajo Fier-Cakran, Pushimi i shoferit- Divjakë një rrugë problematike kjo prej 20 km, për të cilën banorët janë shprehur të shqetësuar në televizionin “News24”. Ndërsa premtoi se pas çeljes së tenderit do të fillojë ndërtimi i kësaj rruge që lidh jo pak por 20 fshatra, Berisha vuri theksin tek Kartat e identitetit, aplikimin për të cilat e ka quajtur një detyrim qytetar
“Qeveria do të përmbushë detyrimet e veta, qytetarët të përmbushin detyrimet e tyre dhe ajo që këkrojë nga ju është pajisja me letërnjoftimet e reja si dhe me pasaporta biometrike, sepse pa këtë pajisje të tjerëy nuk do të pranojnë të heqin vizat me ne. Ndaj ne duhet të pajisemi mje to edhe si një akt krenarie që ti themi çdo qytetari kudo në Evropë edhe në shqiptarët kemi dokuemntat e identitetit më të mirat që prodhohen sot”- theksoi kryeministri Berisha në fjalën e tij.
Më tej kryeministri ka inaguruar në komunën Kuman një shkollë nëntë-vjecare si dhe rrugën që lidh qendrën e komunës me fshatinVidhishtë.
(a.r/news24/balkanweb)