Bonot e thesarit, qeveria "blen" 900 mln euro
Nga kriza dhe rritja e kërkesave qeveritare, në një vit norma e interesit të bonove është rritur 13.7%. Shuma e emetuar në bono thesari nga Ministria e Financave, 32 për qind më e lartë se vjet.
TIRANE-Vlera e bonove të thesarit, të shitura nga qeveria shqiptare gjatë tremujorit të parë të këtij viti, arriti vlerën e afro 114 miliardë lekëve ose 900 milionë eurove. Kjo shënon një rritje prej 31.6 për qindësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2008. Situata pasqyron dy aspekte kushtëzuese: nga njëra anë, kërkesa e qeverisë për para vazhdon të jetë më e lartë se mundësitë e Financave për të grumbulluar të ardhura të përshtatshme nga taksat, ndërsa nga ana tjetër, bankat vazhdojnë të kenë, edhe këtë periudhë, probleme për të shëndoshur rezervën e tyre të depozitave. Sipas të dhënave të fundit nga Banka e Shqipërisë, rritja e depozitave të klientëve të bankave gjatë vitit 2008 ishte vetëm 2%, 10 herë më e ulët se shifra prej rreth 20 përqindësh, që ka qenë për gjithë vitin 2007. Ndërkohë, sipas të dhënave ende jozyrtare, në muajt e parë të këtij viti, ritmi i rritjes së depozitave rezultoi më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Bonot e Thesarit kanë një ndikim të madh në interesat e lekut, duke qenë se ato përbëjnë një nga investimet kryesore në portofolin e bankave vendase. Në ankandin e fundit të Bankës së Shqipërisë, interesi i bonove të thesarit me maturim 1-vjeçar kapi vlerën maksimale prej 9.14 për qindësh. Në fund të marsit të vitit 2008, kjo shifër ishte 8,04%. Kështu, rezulton se, si pasojë e krizës që përjetojnë bankat, por edhe e rritjes së kërkesave qeveritare, në pamundësi për të arritur objektivat financuese, për një vit norma e interesit të bonove është rritur 13.7%.
(s.g/BalkanWeb)