E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Arritje historike, jemi ndër vendet e para në botë për shëndetësinë

Share

A ka ndonjë njeri që e beson diçka të tillë, që shëndetësia në Shqipëri është në nivelin e vendeve më të zhvilluara të botës? Natyrisht përveç kryeministrit shqiptar, i cili sërish sot përsëriti se jemi ndër vendet e para në botë për treguesit që përbëjnë shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor të një vendi. Berisha e bëri këtë deklaratë gjatë mbledhjes së task- forcës për reformën në shëndetësi.

Kryeministri theksoi se përbën një arritje historike fakti që Shqipëria renditet tashmë në grupin e vendeve të zhvilluara për sa i përket treguesve që përbëjnë shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor të një vendi, siç janë vdekshmëria foshnjore apo ajo amtare apo vdekshmëria në tërësi e popullatës. Këto arritje duhet të jenë një frymëzim i ri i madh për të gjithë sistemin tonë, në mënyrë që ti përsosim shërbimin shëndetësor në të gjitha hallkat e tij, të mund të afrojmë një shërbim shëndetësor cilësor dhe natyrisht objektivat që duhet të ndjekë nuk janë më të thjeshta. E vërteta është që janë një sfidë e vërtetë. u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›