E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-Ministri Sherifi prezanton partinë e re të majtë

Krijimi i partive të reja nuk është vetëm modë tek e djathta. Në këtë pranverë një tjetër formacion politik i është shtuar listës së partive në Shqipëri, parti kjo e krijuar nga një ish- socialist. Partia" Lidhja për Drejtësi dhe Progres" është themeluar nga ish-Ministri socialist Elmaz Sherifi, i cili vjen tashmë me një ofertë të re politike.
 

Duke folur si një kryetar partie, Sherifi tha se në Shqipëri mungon bashkëpunimi politik dhe e gjithë kjo sjellje ka shokuar ndërkombëtarët. Sipas tij, situata politike në vend ka degjeneruar vetëm në akuzat që bëjnë politikanët ndaj njëri-tjetrit dhe Parlamenti është kthyer në një insitucion që nuk kontrollon më veprimtarinë e Qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›