E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Asnjë protestë nuk errëson Kongresin e Lushnjes

LUSHNJE- Kryeministri i vendit Sali Berisha nga qyteti i Lushnjes, ku po zhvillon edhe një vizitë në nder të Kongresit të Lushnjes ka komentuar protestën homazh të partisë socialiste, në nder të 21 janarit.

Shefi i qeverisë, ka theksuar shkurt se “asnjë veprimtari nuk mund të zbehë rëndësinë e kësaj ngjarje historike”.

Nga qyteti i Lushnjës ku po merrr pjesë në përkujtimin e 92-vjetorit të Kongresit të Lushnjës Berisha ka vlerësuar këtë Kongres si shumë të rëndësishëm pas Pavarësisë së vendit dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ndërsa i ka cilësuar protesta si akt krejt normal, duke thënë se në demokraci cdo person ka të drejtën e protestës.

“Protesta e drejtë e çdo qytetari në Shqipëri. Kongresi i Lushnjes solli pluralizmin në vend. Kongresi i Lushnjes, Pavarësia, Lidhja e Prizrenit 3 cështje të mëdha të kombit”,- u shpreh Berisha.

Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli, disa deputet demokratë, por dhe deputetët socialistë si Bashkim Fino dhe Arben Cuko.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›