Mbingarkesa lë shqiptarët në terr, CEZ lajmëron për kufizime të energjisë
Tiranë- Shqiptarët do të vuajnë kufizimet e energjisë elektrike edhe ditën e sotme. Mësohet se si pasojë e mbingarkesës në rrjet do të kufizohet energjia me alternime për kryeqytetin por edhe për zona të tjera të vendit.
CEZ ka njoftuar se ditën e sotme zona e Mëzezit, Vaqarrit, Ndroqit, Yzberishtit dhe e Kombinatit në Tiranë do të vuajnë kufizimet e energjisë.
Ndërkaq po sipas CEZ ndërprerje të nergjisë elektrike do të kenë edhe Tirana e Re, Zona tek Vasil Shanto, Kodra e Diellit, Selita dhe Sauku për shkak të mbingarkesës së nënstacionit të Selitës.
Mbingarkesa sipas CEZ do të sjellë edhe kufizimin e energjisë në Krujë, Laç, Sarandë, Vlorë, Fier, Lushnjë, dhe kryesisht në fshatrat e tyre.
Shkrime të tjera me interes:
- Situata e motit, CEZ lajmëron për kufizime elektrike Tiranë- Kompania CEZ Shpërndarje përmes një njoftimi për shtyp ka...
- Berat, rikthehen ndërprerjet e energjisë elektrike Berat- Rikthehen ndërprejet e enërgjisë në Berat dhe Kuçove. Sipas...
- Shqiptarët, pa drita por me faturat më të shtrenjta në rajon Tiranë- Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëria është më i...