Berisha: Basha, kandidati i sukseseve të PD-së

PD zyrtarizon kandidimin e Lulzim Bashës për Tiranën. Ka qënë kryeministri Sali Berisha i cili dha mbështetjen e tij, duke e cilësuar si një prej qytetarëve më të shquar.
“Jemi mbledhur sot për ti shprehur mbështetjen e kandidatit të PD-së, të “Aleancës për qytetarin”, një prej personaliteteve më të shquar të PD-së, një prej qytetarëve më të shquar të kryeqytetit, intelektualëve të talentuar, z Lulzim Basha”.
Sot ne së bashku jemi këtu për të mbështetur qytetarin e parë të ardhshëm të Tiranës, birin e këtij kryeqyteti që 20 vite më parë, ku me qindra maturantë do të përballej me diktaturën më të egër”.
"Basha është njeriu që shkëlqeu në luftën kundër Milosheviçit, njeriu që pa internet e pa klikime, studioi për të fituar vendin e parë në një prej konkurseve më të rëndësishëm të të drejtave njerëzore”.
“Lulzim Basha është bashkëshorti shembullor, prindi shembullor, prandaj ai do të jetë edhe Kryebashkiaku shembullor, për një Tiranë Europiane, për të cilën ai vetë ka kontribuar kaq shumë”.
“Ai ka luajtur një rol të veçantë në një qeveri që ka tentuar vazhdimisht të ndryshojë fytyrën e Tiranës dhe të përmirësojë jetesën e qytetarëve të saj, por pa ia dalë mbanë, pasi kundërshtari që drejton Bashkinë ka dashur vetëm betonizimin e kryeqytetit.
Më tej, kryeministri vuri në dukje vlerat e Bashës ndërsa theksoi se ka faktuar se ka shkëlqyer në të gjithë jetën. Tashmë në këtë mision, ai nuk vjen i vetëm.
“Ne mbështesim sot prindin shembullor, në fakt do të bejë fushatë, jo vetë i treti por vetë i katërti..”
E duam Shqipërinë si gjithë Europa, ishte thirrja e lëshuar nga të rinjtë 20-vite më parë. Me anë të kësaj motoje, Berisha vuri në dukje prioritetet e kësaj qeverisje dhe realizimit të ëndrrës europiane.
“Tirana është vend anëtar i Natos, qytetari i saj bëri gjithcka, cdo gjë që kjo ëndërr të behej realitet dhe Tirana të jetë kryeqytet, vend anëtar i Natos” tha Berisha.