E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, Berishizmi dhe Berishizimi

Albania's PM Berisha speaks during a news conference in TiranaNga Altin Ketro

-Kur hajduti të tregon hajdutin

Sali Berisha ka nisur betejën e tij të re për të risjellë në skenë konfliktin e vjetër politik, të cilin menduam se e lamë pas. Ai po jep sinjale të qarta se është në nisje të një beteje të gjatë për ta hedhur poshtë rezultatin që na tregoi vota e 23 qershorit në atë që ai e konsideron si manipulim të votave nga opozita. Duket si një film komik që jo vetëm stë bën për të qeshur, por të nervozon. Të nervozon për faktin se këtë e thotë ai që është rekordmeni (jo vetëm kombëtar) për ideimin, organizimin dhe zbatimin e manipulimit të votës.

Po të hapësh shtypin e përditshëm të para 23 qershorit, në asnjë media të majtë, të djathtë apo të pavarur, sdo të gjesh qoftë edhe një artikull të vetëm se opozita do të manipulonte vullnetin e popullit, për më tepër në qarqe të veriut. Bile ka qenë komplet e kundërta, ku ishte qeveria në fokus të akuzave se po bënte presion të fortë si në aspektin psikologjik dhe atë të blerjes së votave. Askund nuk vihej në dyshim fitorja e opozitës, por gjithkund ekzistonte frika se Berisha do ia vidhte prapë atë. Bile, në forumet online, ku komentoheshin zhvillimet e ditës, kishte akuza permanente ndaj Edi Ramës se po tregohej i mefshtë ndaj masave manipulative që po ndërmerrte qeveria.

Zgjedhjet përfunduan dhe fatmirësisht vullneti popullor për ta shporrur nga pushteti Sali Berishën ishte plebishitar. Kjo padyshim ka ndikuar në psikikën e çekuilibruar të tij që, si marifetçi për të krijuar situata sureale me komplote të brendshme e të jashtme, të ndërmarrë nisma që nëpërmjet marionetave që ka emëruar në KQZ të zhbëjë atë vullnet që populli e shprehu me votë.

Kush është përgjegjës për livadhisjen e mafies?

Propaganda gebelsiane ka nisur të rivihet në punë me terma të frikshëm ku përmendet mafia që është marrë me trafiqet e drogës dhe prostitucionit e cila, sipas propagandës, ka tjetërsuar rezultatin. Kjo mafie, fillimisht paska blerë votuesit, pastaj komisionerët e PD-së, dhe më pas ka manipuluar votat. Pyetjet që lindin këtu janë:

-Cili ka qenë në pushtet deri më 23 qershor, jo pak po 8 vite rresht? Mos vallë ka qenë Berisha? Ky, çfarë ka bërë për evidentimin, dokumentimin, arrestimin dhe dënimin e kësaj mafie?

-Cila është arsyeja që e ka lënë të lirë? Mos vallë ka bashkëpunuar dhe ka ndarë paratë me të? Apo e ka lënë të lirë që ta kishte si mjet shantazhi për ta mbajtur nën kontroll duke i tundur prangat e burgut?

Apo, mos vallë gjithë kjo tymnajë që ngrihet është thjesht një nga trillet e çmendurive të Berishës?

Sido që ta rrotullosh e ngado që ta kapësh, në të gjitha rastet del se Berisha është fajtor. Fajtor se ka lënë të livadhisë brenda territorit administrativ që ai qeveris si i mandatuar për të luftuar krimin, mafien, për të cilën ligji të dënon edhe për mosveprim.

Frika sikur rezultati të qe i ngushtë

Shumë analistë tashmë po ngrenë shqetësimin se çdo të ndodhte sikur rezultati të ishte i ngushtë. Nuk mund të vihet më në dyshim që skenari i Berishës ka qenë i tillë ku ai e dinte se do humbte, por që diferenca të ishte në kufijtë që mund të ndryshohej. Në kuadër të një transparence që atij i hyn në punë sa herë është në vështirësi, ai do riniste po atë lojë me të cilën solli në krye të bashkisë Tiranë, Lulzim Bashën. Vendimmarrja e fundit e KQZ-së slë më asnjë shteg dyshimi në këtë drejtim.

E gjithë makineria e Berishës qe përgatitur për datën 23 qershor ku nëpërmjet manovrave me listat e zgjedhësve, shpërnguljen e tyre nga njëra qendër votimi apo qark në tjetrin, angazhimi për mbledhjen e kartave të identifikimit, presioni për fotografimin e votës, presioni ndaj nëpunësve për të garantuar të paktën 10 vota nëse donin të mbanin vendin e punës, blerja e votave me para ose me mall (p.sh. rasti i Gaz Dibrës në Fiks Fare), frikësimi i zgjedhësve të opozitës ditën e votimit për tu kthyer mbrapsht, e kështu me radhë, ishin pjesa e parë e skenarit për të ndikuar që diferenca pozitë- opozitë të ishte sa më e ngushtë. Por Berisha nuk arriti të përballojë dot humbjen e thellë që doli si një uragan pak orë pasi nisi numërimi. Kjo humbje ishte kaq e shtrirë në çdo qendër votimi anembanë Shqipërisë, saqë skish zot që ti vinte fre.

Ajo që po ndodh tani është nga ato skenarë të dalë boje që Berisha me të tijtë i shpikin atypëraty me idenë se skanë se çtë humbin më. Tashmë ai e ka të humbur davanë, por synon që të dalë sa më i larë nga turpi që i solli të djathtës. Dhe Berisha ka treguar se është nga ata që se ka për gjë ta hajë turpin me bukë.

Ligji sipas Sali Berishës

Sali Berisha e ka trajtuar ligjin si ia ka dashur qejfi. Ndonëse ligji flet qartë, ai se ka patur për gjë ti thotë njëherë i bardhë e njëherë i zi. Dhe, në të gjitha herët, e ka përdorur në avantazh të interesave të veta.

Kështu, në 2009-ën nuk pranoi të hapte kutitë edhe pse poshtë dritares së tij kishte dhjetëra politikanë e qytetarë në grevë urie (përfshi edhe deputetin Kadeli, të cilit duhet ti kërkojë falje për vuajtjen që i shkaktoi, meqë tani e ka pjesë të partisë së vet). Nuk u tërhoq nga kërkesa e opozitës për hapjen e kutive as kur iu kërkua nga partnerët ndërkombëtarë. Gjithmonë u tundte ligjin që sipas tij e ndalonte një gjë të tillë. Sot ai po bën atë që ia mohoi dikur opozitës.

Në vijim të veprimeve të kundraligjshme në të cilat ai më vonë bie vetë në gropë, do jetë edhe fakti që pas shtatorit përbërja e KQZ-së do të ndryshojë. Kur u shkarkua përfaqësuesi i LSI-së, argumenti i Berishës (dhe anal-istëve rreth tij) qe se opozita nuk mund të ketë mazhorancën në KQZ pasi zgjedhjet i organizon qeveria. Opozita këmbëngulte se anëtarët e KQZ-së kanë mandat 6-vjeçar dhe smund të shkarkohen.

Kur mazhoranca e re të kërkojë pas shtatorit që të ketë mazhorancën në KQZ-së (meqë zgjedhjet sipas Berishës i organizon qeveria), padiskutim që Berisha do ta kundërshtojë e do thotë se anëtarët e KQZ-së kanë mandat. Gjithsesi, kjo katërshe ka kusure të tjera siç janë jo vetëm vendimmarrjet e paligjshme që po bëjnë, por edhe shpërdorimi i mbi dy milionë eurove nga dështimi i procesit të identifikimit elektronik të zgjedhësve, për të cilat duhet të përgjigjen edhe penalisht.

Jo më Ristanizim, por Berishizim

Është e kotë tashmë të akuzon Leftërinë, e para saj Ristanin e me radhë, e të fusësh në gjuhën politike termin Ristanizim apo Sashenkëzim të procesit zgjedhor. Absolutisht që çdo njeri prej tyre është një

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›