E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Besim tek heqja e vizave

Kryeministri Sali Berisha ka pritshmeri te medha nga liberalizimi i vizave.

Duke qene se ne te ardhmen biznesmenet shqiptare nuk do te kene me probleme gjate udhetimeve te tyre jashte vendit kryeministri i krahason efektet e liberalizimit te vizave me nje transfuzion gjaku per ekonomine shqiptare.

Keto deklarime kryeministri i ka bere gjate nje interviste per agjencine austriake te lajmeve APA.

Intervista eshte shperndare per mediat shqiptare nga zyra e shtypit e kryeministrit dhe pervec vizave prek edhe ceshtjen e statusit te vendit kandidat.

Per statusin kryeministri nuk ka dhene ndonje afat konkret se kur mund te merret.

Kryeministri ka fajesuar per mosmarrjen e statusit shefin e opozites.

Sipas kryeministrit qe citohet nga agjencia austriake APA kjo zgjedhje e Edi Rames u be per te demtuar Shqiperine.

Por serish sipas fjaleve te tij ndermjet tij dhe zotit Rama ka nje baze bisedimesh por pa shtjelluar me tej kete argument.

Ne fund te intervistes per agjencine austriake te lajmeve i pyetur se sa gjate do ta drejtoje ai Shqiperine kryeministri Berisha aktualisht 66 vjecar shprehet eshte i sigurt se ai do te marre pjese ne zgjedhjet e ardhshme.

Dhe kur shqiptaret te votojne per mua - eshte shprehur ai - une do ta drejtoj serish qeverine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›