E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritat tre kompani kerkese per shtrenjtim vendos ERE

19/11/2010Cmimi i energjise rreth 10.67 leke per ke/ore vendimi merret me 7 dhjetor

Tre kompanite e energjise KESH OST dhe CEZ Shperndarje aplikuan per shtrenjtim te cmimit te dritave per vitin 2011 afersisht me 12 per qind. Enti Rregullator i Energjise zhvilloi dje nje seance degjimore me perfaqesues te ketyre kompanive pas kerkeses qe keta te fundit kane bere per rritjen e cmimit. Cmimi aktual mesatar i energjise eshte 9.53 leke per ke/ore dhe propozohet te rritet ne 10.67 leke per ke/ore - theksoi kryetari Bujar Nepravishta. ERE institucioni i cili do te vendose se sa do te jete rritja do ta marre kete vendim javen e pare te muajit dhjetor ne daten 7 dhjetor.

Kerkesat

Kompanite kane paraqitur zyrtarisht arsyet pse kerkojne kete rritje. Sipas tyre investimet ne rrjet norma e inflacionit si dhe detyrimet e medha qe kane ndaj paleve te treta jane arsyet kryesore. Ne propozimin tone ne parashikojme nje tarife te vetme. Bazuar ne perllogaritjet qe kemi bere propozimi yne per tarifen eshte qe ne vitin 2011 ajo te behet 0.98 leke me e larte se tarifa aktuale. Dhe arsyet pse e kerkojme kete jane per te mbuluar normen e inflacionit si dhe investimet ne rrjet. Pra ne duhet te vendosim sot se sa do te investojme per vitin e ardhshem - u shpreh Josef Memecek drejtor ekonomik ne CEZ Shperndarje. Sipas tij nje pjese e konsumatoreve nuk paguan e te tjere e vjedhin energjine dhe keto jane problemet me te cilat ndeshet kompania aktualisht. Ne propozimin e saj kompania ceke ka marre parasysh edhe nivelin e humbjeve ne rrjet qe ne 2009 ishte 3398 per qind ndersa objektivi per vitin 2011 eshte per te arritur ne 2999 per qind. Pikerisht mbi kete skenar kompania ceke parashikon te realizoje 49 miliarde leke investime gjate vitit te ardhshem. Nga ana tjeter ne propozimin fillestar te KESH-it ka kerkuar nje tarife e cila fokusohet ne dy skenare te mundshem. Ato kane te bejne me menyren e shlyerjes se detyrimeve te vjetra te KESH-it overdraftet qe jane marre ne vitet 2007-2008 dhe konsistojne perkatesisht ne 3.97 leke per kilovat/ore me hipotezen qe keto detyrime do ti shlyejne ne dy vitet e ardhshme. Ne rastin tjeter 5.31 leke nese shlyerja e tyre do behet gjate vitit 2011 sic dhe jane aktualisht kontratat e ketyre linjave kredie me bankat e nivelit te dyte - tha drejtori ekonomik ne KESH Artur Kurti. Nga ana e saj drejtoresha ekonomike ne OST Sofie Xhepa tha se duke ditur sasine e deklaruar qe do te transmetoje energjia per vitin qe vjen tarifa mesatare e kerkuar ne baze te ketyre shifrave rezulton te jete 0.73 leke per kilovat/ore.

Konsumatoret

Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve ka reaguar ndaj planit antikonsumator te ERE-s per rritjen e cmimit te energjise per konsumatoret familjare. Nese rrisin cmimin ZMK-ja do ti kallezoje ne Prokurori drejtuesit e ERE-s per shperdorim detyre - deklaron Altin Goxhaj drejtues i Shoqates. Rreth dy muaj me pare ZMK-ja denoncoi kete plan per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Sipas shoqates cdo rritje cmimi per konsumatoret familjare eshte e papranueshme dhe eshte nje akt i paster antikonsumator. Sipas shoqates nje veprim i tille eshte edhe kunder vete misionit te ketij institucioni. Demi qe i behet shtetit nga kjo rritje cmimi eshte i pallogaritshem pasi shteti eshte klienti me i madh i OSSH-se. Demi qe i behet biznesit eshte i pallogaritshem ne kete kohe krize ndersa demi qe i behet konsumatoreve eshte i jashtezakonshem sidomos ndaj shtresave te varfra te popullsise.

Kerkesa per tarife mujore

CEZ Te hiqet faturimi i

konsumatoreve me dy nivele

Kompania CEZ Shperndarje ka kerkuar edhe njehere heqjen e faturimit me dy nivele per konsumatoret. Aktualisht zbatohet tarifimi me dy blloqe mbi 300 kwh dhe mbi 300 kwh per te ndihmuar sidomos shtresat sociale ne nevoje. Sipas drejtuesve ceke kjo politike duhet te marre fund pasi shteti mund te shtoje subvencionet per keto kategori dhe duhet te eliminoje kete kategorizim. Sipas tyre kjo mund te hiqet gradualisht pasi edhe ata persona qe nuk jane shtresa vulnerabil vijojne te paguajne me kete sistem. Prandaj per kete ceshtje shteti mund te ndermarre politika shteterore sociale dhe te rrise subvencionin per ato shtresa qe vete i ka identifikuar si te tilla. Propozimi konkret eshte qe te gjitha kategorite e konsumatoreve te paguajne nje tarife rreth 9 leke per kilovat ore qe do te thote rreth 20 per qind me pak per ata qe konsumojne mbi 300 kilovat ore dhe rreth 30 per qind me e larte per ata qe konsumojne nen 330 kilovat ore. Gjithashtu CEZ Shperndarje ka propozuar edhe vendosjen e nje tarife fikse mujore per energjine elektrike. Drejtues te kompanise ceke pranuan se shpesh punonjesit e tyre kane ndermarre veprimet te demshme duke favorizuar humbjet teknike apo edhe vjedhjet ne rrjetin e shperndarjes si dhe nepermjet faturimit te konsumatoreve sipas preferencave te tyre korruptive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›