E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha-Bosch: Duhet barazi gjinore

Në konferencën "Sfidat dhe stereotipet gjinore" kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori i OSBE-së, Robert Bosch kanë apeluar për barazi gjinore, inkurajim të grave në përfaqësimin politik, por edhe në shoqërinë civile.
Kryeministri Sali Berisha u shpreh se barazia gjinore është thelbësore dhe beteja për stereotipet gjinore është e doboshme. Ai tha se duhet një kuadër ligjor qe garanton barazinë gjinore. Sipas kryeministrit dhuna ndaj grave është e dënueshme dhe cilësoi krimin në familje si më të shëmtuarin.
Ambasadori Bosch tha se duhet vlerësuar roli i gruas në shoqëri. Sipas tij duhet përmirësim i ligjit për rolin e gruas në politikë. Ai theksoi se duhet mbrojtje e të drejtave të gruas dhe nuk duhet të ketë diskriminim të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›