E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Brenda dy viteve Rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut

Duke prezantuar kandidatët e Partisë Demokratike për qarkun e Dibrës, Kryeministri Sali Berisha premtoi se brenda dy viteve të ardhshme do të ndërtohet rruga e Arbrit dhe Boshti i Jugut.

Në mitingun e organizuar në qendër të Peshkopisë, Berisha premtoi asfaltim të gjithë rrugëve të këtij qarku, ndërsa sqaroi banorët se projekti i rrugës së Arbrit u shty në kohë për shkak të problemeve gjeologjike që pati në vendin ku duhet të ishte tuneli i Murrizit. Ndërkohë nuk munguan edhe akuzat e Berishës ndaj Edi Ramës, i cili sipas Berishës, shkoi në qarkun e Dibrës si përçarës. Berisha: Arsimi shtylla kryesore e qeverisjes Sali! Mos merr ne qafe drejtore shkolle duke u kerkuar te rreshtojne pas teje mesues e nxenes.Eshte e paligjshme. Do ndeshkohet!Mesues e nxenes!Denonconi tek PS presionet e drejtoreve per t'ju futur me zor ne rreshtin e Saliut

Edi Rama
Reagimi ne Twitter Kryeministri Sali Berisha gjatë qëndrimit në Peshkopi, ku përuroi gjimnazin "Said Najdeni", deklaroi se arsimi është shtylla kryesore e qeverisjes demokratike. "Alternativa jonë është provuar, ndërsa alternativa tjetër ofron trysni dhe presione. Ne i themi të gjithë punonjësve të arsimit se janë të lirë të promovojnë pikëpamjen që besojnë dhe të mbështesin partinë që besojnë. Arsimitarët janë qënie shoqërore politike", tha Berisha. Kryeministri premtoi sërish nga Peshkopia se paga e arsimtarëve do të shkojë në 700 dollarë. "Unë besoj se Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë të ardhmen që meritojnë vetëm si shoqëri e dijes, si Shqipëri e dijes, si Shqipëria e shkollimit ndaj kemi bërë përpjekjet më të mëdha që të ndërtojmë një infrastrukturë moderne këto vite", tha Berisha. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Topi: Situata në KQZ, prelud fatkeq
Rama: Rilindja e fshatit pas 23 qershorit
PS çel fushatën në Tiranë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›