E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Bukurite e Librazhdit do ti njohe gjithe bota

Koalicioni Aleanca per Qytetarin ka prezantuar kandidatin per kryetar te Bashkise Librazhd Shefki oten. Ne hapjen e fushates ne kete qytet ishte i pranishem edhe kryeministri Sali Berisha i cili e vleresoi kandidaturen e otes dhe siguroi se ne kater vitet qe vijne me te por edhe me qeveritaret e tjere vendore te komunave te Librazhdit do te punojne per ta shnderruar Librazhdin ne nje nga rrethet e zhvilluara te Shqiperise.

Kryeministri tha se keto vite ne rrethin e Librazhdit eshte investuar 10 here me shume se ne 8 vitet e qeverisjes socialiste dhe garantoi se ne 4 vitet qe vijne qeveria do te investoje 10 here me shume se 4 vitet qe shkuan.

Ai gjithashtu tha se rrethi i Librazhdit ka potenciale te medha turistike. Ne po ndertojme infrastrukturen po ecim drejt Orenjes me unazen verilindore e juglindore te Shqiperise do te cojme rruge ne cdo fshat. Ne do te bejme qe bukurite e Librazhdit e komunave te tij ti njohin jo vetem shqiptaret por ti njohe edhe bota.

Berisha sulmoi Partine Socialiste duke thene se alternativa jone eshte alternativa juaj. Perballe saj ka nje alternative tjeter e cila thote se jam rruga e vetme. Ne fakt rruga e vetme eshte rruga e vetmise se thelle eshte rruga pa kthim. Qytetare te Librazhdit secili nga ju ka rrugen e tij dhe kurre mos e lejoni dike tju marre rrugen.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›