Berisha Buxheti garanton stabilitetin makro-ekonomik

Kryeministri Sali Berisha, duke folur në Kuvend në seancën plenare, ku po diskutohet për projektbuxhetin e vitit 2012, deklaroi se ky draft garanton stabilitetin makro-ekonomik të ekonomisë shqiptare.
"Ky buxhet vendos në themel të tij kriteret më të shëndosha europiane, ndërsa ka vendosur në epiqendër qytetarin, familjen shqiptare. Kemi rritur rrogat dhe pensionet dhe politika jonë ekonomike ka rezultuar e suksesshme", tha kryeministri.
Berisha gjatë fjalës së tij, iu drejtua opozitës, duke i kërkuar që të mos bjerë pre e asaj qe kryeministri e quajti 'sindroma e tunelit', ndërsa paraprakisht shprehu mendimin, se opozita e ka kundërshtuar buxhetin pa dhënë arsyet e saj për këtë qëndrim.
“E kuptoj se ju e keni këtë ditën më të vështirë të vitit. E lexoj në fytyrat tuaja, një vit më parë ratë në sindromën e tmerrshëm të tunelit të Krrabës dhe hytë në tunel e nuk dolët më. U përpoqa t’u shëroja, e pamundur, përdora gjithë aftësitë e mia mediko psikologjike, e pamundur. Ju keni sindromën, ndaj nuk e votoni buxhetin”, tha Berisha.
"Jam i hapur dhe kabineti po ashtu është i hapur për të gjitha sugjerimet që mendoni se duhen bërë. Keni një shans që buxhetin e 100-vjetorit ta bëjmë buxhetin më të mirë të historisë së vendit", iu drejtua Berisha deputeteve te opozites. Berisha ftoi opoziten qe marre kohen e duhur per te formuluar pyetjet per buxhetin.
Kryeministri vlerësoi se ekonomia shqiptare i qëndroi krizës globale, ndërsa u njoh ndër vite me një buxhet gjithnjë në rritje.
"Ne ia kemi dalë të mbledhim në këto vite 8 miliardë dollarë më shumë", tha Berisha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Çmimi i ri për energjinë elektrike
Më datë 30 nëntor, ERE do të mbledhë grupet e interesit për të diskutuar mbi propozimin e KESH, CEZ dhe OST për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ligji për KESH-in rrezikon shtyrjen
Rishikimi i ligjit që përcakton kategorinë e klientëve të kualifikuar për konsum energjie është debatuar shumë kohët e fundit, pasi biznesi e ka kundërshtuar për shkaqe financiare. “Top Story”: Buxheti i vitit 2012
Një ditë përpara votimit dhe miratimit të pritshëm të projektbuxhetit në Kuvend, Ministri i Financave, Ridvan Bode, hodhi dritë mbi çështjet më të debatuara të këtyre ditëve, në emisionin “Top Story” të ditës së enjte. Dy ligje për të shpëtuar KESH-in
Kriza financiare e koorporatës elektroenergjetike shqiptare e ka detyruar qeverinë të dërgojë me urgjencë në Kuvend dy ligje, të cilët synojnë të lehtësojnë sadopak buxhetin e KESH. Ligji i parë i heq kesh detyrimin të furnizojë me energji kompanitë me konsum mbi 50 milion kilovat orë në vit. BSH: Rreziqet për ekonominë
Banka e Shqipërisë publikoi raportin e fundit mbi stabilitetin financiar të vendit, ku skanon ecurinë e ekonomise dhe sektorit bankar, si dhe rreziqet që mund te vijnë nga kriza e Eurozonës.
Lajmet kryesore
Ligji për KESH-in rrezikon shtyrjen
Debate të shumta për ligjin që ndëshkon industritë
Vrasja në Laç, arrestohet autori
Vetëvendosja: Të dorëhiqet qeveria
Lumi Mat, inertet merren jashtë afatit ligjor