Grupimi Nentori rikthehet ne Galeri
Ne Galerine Kombetare te Arteve neser hapet ekspozita e pervitshme e grupimit te piktoreve Nentori. Ky grupim i formuar pas viteve 1990 perbehet nga piktore te brezave te ndryshem qe i bashkon zhanri dhe vazhdimesia e tradites se piktures ne Shqiperi. Nje pjese e tyre jane te perfaqesuar me vepra edhe ne linjen muzeale te Galerise Kombetare ne sallat Realizmi Socialist 1960-1986 dhe Piktura dhe Skulptura Moderniste 1989-2001. Kjo ekspozite eshte e organizuar nga vete grupimi. Ne te marrin pjese 29 artiste dhe do te ekspozohen rreth 50 punime ne pikture. Artistet pjesemarres jane Agim Zajmi Agron Mesi Aleksander Filipi Adrian Devolli Andi Hila Bashkim Dervishi Besim Tula Brikena Berdo Buron Kaceli Eniela Vevecka Gazmend Leka Gjergji Marko Hasan Capari Hasan Nallbani Ksenofon Dilo Kujtim Buza Llazar Myzeqari Llazar Taci Ledia Kostandini Merita Selimi Nikolin Ivanaj Pashk Pervathi Petro Kokushta Qirjako Meniko Robert Guci Sali Shijaku Stefan Taci Zef Shoshi dhe Vilson Kilica. Kuratore te ekspozites jane Aleksander Filipi dhe Adrian Devolli. Ekspozita do te qendroje e hapur deri me date 16 Dhjetor 2011.