E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Ceka, nje ore takim koke me koke per politiken

F.Mejdini

Kryeministri Berisha takoi dje, perreth nje ore, kreun e Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka. Takimi ishte informal dhe eshte zhvilluar gjate oreve te drekes ne hollin e hotel "Sheraton", ne qender te kryeqytetit, pikerisht atje ku rendom kane marre jete dhe marreveshjet e rendesishme politike, por qe per vete nivelin bilateral nuk mund te deklarojme detaje pertej asaj qe jane bere publike nga protagonistet. Ne nje prononcim per "Koha Jone", kreu i PAD-se, Neritan Ceka, deklaroi pas takimit se e kishte takuar Berishen fillimisht si nje mik te vjeter. Me pas, Ceka shtoi se ky takim mund te perkthehej edhe si nje takim pune normal mes Kryeministrit te vendit dhe kreut te nje partie parlamentare. Por, ne menyre te prere, Neritan Ceka deklaroi se nuk behej fjale per nje kalim te forces se tij ne koalicionin e djathte te drejtuar nga Kryeministri Berisha. Ndonese ne menyre te perseritur, kreu i PAD-se, Ceka, ka theksuar se partia qe ai drejton eshte e qendres se djathte dhe jo nje parti e majte, perseri Ceka deklaroi ne menyre te prere se nuk behej fjale per negociata politike. "Ne kemi diskutuar per shume ceshtje dhe politiken e dites gjithashtu. Por, nuk behet fjale per nje afrim te partise time me koalicionin e djathte qeverise", deklaroi Ceka pas perfundimit te takimit. Ndonese, per kreret e partive te vogla, mes te cileve dhe Ceka me Berishen as mund te diskutohet e le me te negociohet per ceshtje kardinale te vendit, duke kerkuar ne te gjitha tubimet largimin e tij. Prej kohesh eshte diskutuar edhe ideja se partia e drejtuar nga Neritan Ceka do te behej pjese e koalicionit te djathte qeverise, kjo pas kontradiktave qe vete Ceka ka pasur me kreun e Partise Socialiste. Por, publikisht Ceka nuk e ka mohuar dhe as pohuar kete ide qe ka qarkulluar prej kohesh. Ndonese PAD aktualisht nuk ka bashkepunim me Partine Socialiste, vete Ceka ka deklaruar se deputetet e tij jane zgjedhur permes votave te te majteve dhe per pasoje do te ishte e pamoralshme qe partia e drejtuar prej tij te behej pjese e koalicionit te djathte qeverises. Keshtu, Ceka ka deklaruar se deri ne zgjedhjet e ardhshme ai nuk mund t'i bashkengjitet mazhorances aktuale. Por, gjithsesi, e ka lene te hapur idene e nje bashkepunimi me forcat e djathta pas zgjedhjeve te pergjithshme te vitit te ardhshem.

Oshilacionet e nje marredhenieje

Marredheniet mes kreut te PD, Berisha dhe Presidentit te PAD, Ceka, datojne ne nje kohe te hershme, pikerisht ne vitet e lavdishme '90, kur u rrezua komunizmi. Asokohe, Ceka kreu i Grupit parlamentar te PD, beri gabimin fatal teksa u takua me ish-presidentin Alia, nderkohe qe ky i fundit kishte fiksuar nje takim me kreun e PD, Berisha. Ndarja ishte fatale, dhe Ceka per shume vite ishte kundershtari me potencial i Berishes ne opozite, por dhe ne qeverisje, teksa bashkepunoi me te majtet per vite me radhe. Nderkohe, shenja e afrimit u pane pak para zgjedhjes se Presidentit Topi, teksa sinjalet e afrimit u bene te dukshme, duke kulmuar ne dhenien e firmave te PD per te kandiduar dhe nxjerre jashte loje kandidatin socialist, Nano. Pas kesaj, marredheniet me PS u ngrine, derisa u perfshi ne levizjen kunder Rames me argumentin se kishte bashkepunuar me Berishen. Por dje vete Ceka, sapo pa sinjalin nxitoi te takonte vete kreun e mazhorances.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›