E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Komisionere apolitike, te ulet numri per zgjedhjet 2009

Oli Xhilaga

Ulja e numrit te komisionereve ne qendrat e votimit, do te jete nje nga propozimet qe kupola roze do te parashtroje per diskutim. Nderkohe, lidhur po me perberjen e ketyre komisioneve, socialistet do te propozojne qe vec tradites se deritanishme, ku komisioneret jane militante te partive te ndryshme politike, te diskutohet dhe mbi nje tjeter mundesi, konkretisht ne nje perberje te depolitizuar dhe profesionale. Ne kete menyre, lidhur me nje nga pikat jo pak te rendesishme te procesit zgjedhor, qe eshte pikerisht administrimi i tij, socialistet po pergatisin draftin e tyre mbi kete ceshtje. Keshtu, grupi i punes i ngritur posacerisht per te formuluar nga ana ligjore te gjitha propozimet e PS-se, sa i takon reformimit te kodit elektoral, do t'i paraqese se shpejti keto qendrime ne diskutimet mes partive politike.

Dy do te jene propozimet e ardhura nga Partia Socialiste lidhur me perberjen e komisioneve te qendrave te votimit, e para i qendron besnike tradites se deritanishme dhe e dyta, me perberje apolitike dhe profesionale nga administrata. Keshtu, duke dashur qe te ndryshoje frymen e deritanishme dhe duke sjelle nje fryme te re, socialistet do te tentojne qe komisioneret te mos jene me militante te partive te ndryshme politike, por te shkohet drejte nje komisioni, i cili te perfshije perfaqesues te administrates, te cilet mund te jene nga kategori te ndryshme. Keshtu, keta komisionere mund te jene juriste, punonjes banke, apo te fushave te ndryshme profesionale, por qe ne thelb te respektohet depolitizimi i perberjes se ketyre komisioneve. Nderkohe qe shperndarja e ketyre komisionereve, pas trajnimit mbi punen qe do te bejne, do te behet me short, ku pak gjasa ka qe nje komisioner te jete prane zones se tij te banimit.

Komisionet e qendrave te votimit ne zgjedhjet e fundit per pushtetin vendor ishin te perbere nga 13 anetare, perfaqesues te partive parlamentare, duke filluar nga partite kryesore te dyta dhe te treta te pozites, po ashtu dhe te opozites. Por ne formulimin e kodit te ri elektoral, grupi i punes prane PS-se, ne draftin qe pritet te perfundoje brenda kesaj jave, do te propozoje qe tashme numri i komisionereve te reduktohet dhe te perkoje me funksionet qe mbart ne vetvete komisioni i qendres se votimit. Ne kete menyre, nga 13 ku numer mund te reduktohet deri ne 5 apo 7 anetare, e kjo gjithmone ne varesi te punes qe ka ky komision. Ky propozim pritet te perforcohet dhe me tej me vete faktin se prej kohesh flitet pajisja e zgjedhesve shqiptare me karta identiteti, si dhe pergatitja e regjistrit kombetar elektronik, kusht ky qe do te eliminonte dy apo tre procese ne komisionin e qendres se votimit. E per rrjedhoje dhe pakesimin e funksioneve te ketij komisioni. Por, sa i takon menyres se si do te shperndahen mes partive keta komisionere, edhe pse ende eshte heret per t'u thene, pritet qe formula te jete krejt e thjeshte. Keshtu, nese do te flitej per 7 anetare qe do te perbejne komisionet e qendrave te votimit, propozohet qe te jene 7 partite e para parlamentare, te cilat do t'iu perkasin keta komisionere.

Me 2005 me 7 komisionere

Ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, komisionet zonale zgjedhore dhe ato te qendrave te votimit kishin nga 7 anetare, ku shumica e anetareve ishin perfaqesues te dy partive kryesore ne vend. Por, me sa duket, nje tradite e tille do te ndiqet dhe ne zgjedhjet e ardhshme te 2009.

Me 2007 me 13 komisionere

Zgjedhjet e lokale te vitit 2007 perberja e KZZ-ve dhe KQV-ve ndryshoi, pasi partite e vogla ngulmuan ne perfaqesimin e tyre ne keto komisione. Fillimisht, "te vegjlit" kerkuan qe nga 7 komisionere keto komisione te perbeheshin nga 9 te tille, por ne fund ky numer shkoi ne 13 anetare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›