E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Clinton më siguroi, vendi i Shqipërisë është në BE

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri i vendit Sali Berisha, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është ndalur të analizojë takimet dhe mbështetjen që ka marrë atje vecanërisht nga sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton.

Ai u shpreh se takimi me të ka zgjatur dyfishin e kohës së parashikuar, ndërsa u shpreh se SHBA është e gatshme të mbështesë Shqipërinë në rrugën e integrimit.
“Shpreha mirënjohjen më të thellë ndaj mbështetjes së jashtëzakonshme që qeveria e SHBA i ka dhënë dhe i jep shqiptarëve në përpjekjet e tyre për konsolidimin e shtetit ligjor si dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat. Ky një takim i dobishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët, është një shanc i madh vullneti dhe gatishmëria e SHBA për të ndihmuar në rrugën e integrimit, në rrugën e konsolidimit të demokracisë”, tha ai.

Berisha deklaroi më tej se e ka siguruar Clintonin se Shqipëria e cilëson integrimin si një proces të bazuar në merita, ndërsa theksoi se vendi i tij është i gatshëm të plotësojë të gjithë reformat e kërkuara.
“Sekretarja e Shtetit theksoi domosdoshmërinë e plotësimit të kërkesave të BE, në mënyrë që të bëhet i mundur vendimi që presin mbarë shqiptarët. U vu theksi tek lufta kundër korrupsionit, dhe heqja dorë nga imuniteti, tek institucionet e drejtësisë, ndihmë nnë të gjitha fushat”, tha ai më tej. 

Kreu i qeverisë ka theksuar më tej se mbresëlënëse për të ka qënë vizita në Holocaust Memorial Museum, Washington DC. Berisha shtoi se aty është njohur me dëshmitë e hebrenjve që jetojnë në SHBA, të cilët kanë deklaruar se kanë shpëtuar pikërisht prej ndihmës së shqiptarëve.

“Shqiptarët bënë gjithcka që të shpëtojnë hebrenjtë shqiptarë dhe ata që erdhën nga vendet e tjera, regjistruan një numër më të madh hebrenjsh në fund të luftës krahasuar me në fillim të luftës. Mbreti Zog kishte porositur konsullatat të mos ndalonin hyrjen e hebrenjve në vendin tonë. Gjatë pushtimit, Mustafa Kruja qëndroi në anën e hebrenjve, i bëri të qartë pushtuesve nazistë se nuk pranon të dorëzojë hebrenjtë në makinerinë e vdekjes. Kjo është një nga trashëgimitë më të shkëlqyera të kombit tonë. Dhe duhet ta zhvillojmë më shumë”, tha Berisha. 

Ai u shpreh më tej se edhe Shqipëria ashtu si SHBA, duhet të ndërtojë bordin kundër torturave dhe barbarive.
“Në mënyrë që ndërgjegjja njerëzore të mos pranojë më këto qëndrime që pajtohen me spastrime etnike dhe tortura njerëzore”, tha ai. 

Një moment shumë i veçantë, sic theksoi edhe kryeministri ishte vizita dhe pritja që iu bë në shtëpinë Muze të presidentit Willson.
“Të burrit që shpëtoi copëtimin e mëtejshëm të trojeve shqiptare. Vendimi i Willson për të mos pranuar nenet e marrëveshjes, që e ndanin Shqipërinë në pjesë pati rëndësi historike themelore për ekzistencën e shtetit shqiptar, si shtet i pavarur”, komentoi Berisha.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›