E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Presidenti’, Rama letër partive: Të nisim dialogun!

TIRANE- Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ftoi sot kryeministrin e vendit Sali Berisha, kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta dhe drejtues të partive të tjera parlamentare te diskutojne drejtperdrejt në një takim për ceshtjen e zgjedhjes se presidentit të ri.

Në një letër drejtuar kryeministrit Berisha dhe kryetarit të LSI Ilir Meta me firmën e vetë Ramës, por dhe në dijeni të Shpëtim Idrizit të PDIU, Fatmir Mediut të PR, Vangjel Dules së PBDNJ dhe Gazmend Oketës kryetar i grupit nismëtar të FRD, Rama kërkon nisjen e një dialogu konstruktiv të të gjitha palëve për të ndërtuar sipas tij këtë proces të dobishëm. 

Rama thekson në letrën e tij se “është mëse e nevojshme edhe për shqiptarët zgjedhja e një presidenti garant të Kushtetutës dhe jo një noter partiak të një pale të vetme. Në letër më tej kreu i PS shpreh rëndësine e lidhjes së këtij procesi me marrjen e statusit kandidat. Zgjedhja e presidentit është një provim shumë i rëndesishem për Shqipërinë drejt momentit kyc të vjeshtës së ardhshme".

Ndër të tjera ai shkruan se ky proces nuk është thjesht një procedure parlamentare.

Shqiptaret, sipas Ramës, presin përgjigje pozitive për marrjen e statusit kandidat dhe ata nuk dëshirojnë që aplikimi i Shqipërise të refuzohet për të tretën herë ketë vjeshtë. Pesha e madhe e 100-vjetorit të pavarësise i jep rëndesi edhe me të vecantë zgjedhjes së presidentit, të një figure në frymën e Kushtetutës.

(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Letra e Rames drejtuar Berishes per zgjedhjen e Presidentit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›