E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama Miratimi i heqjes se vizave nga PE sot nje dite e bukur per shqiptaret

Tirane 7 tetor NOA - Duke pershendetur miratimin e raportit per liberalizimin e vizave per Shqiperine nga Parlamenti Europian kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u shpreh sot permes nje deklarate per shtyp se kjo eshte nje dite e bukur per shqiptaret pasi ky vend u hap atyre dyert e Europes dhe u jep njekohesisht fund peripecive 20-vjecare te shqiptareve per te siguruar lirine e levizjes.

Rama falenderoi me kete rast te gjithe miqte dhe partneret e Shqiperise dhe vecanerisht raportuesen Tanja Fajon qe mundesuan kete arritje.

Ai shprehu po ashtu shpresen se Franca do ta mbeshtese liberalizimin e vizave ne nentor dhe beri apel qe kjo mundesi tu jepet dhe qytetareve te Kosoves.

Vota e Parlamentit Europian per liberalizimin e vizave hap dyert e Europes per cdo qytetar te ketij vendi. Ajo lajmeron fundin e peripecive te shqiptareve per nje leje levizje ne Europe te quajtur vize fundin e rropatjeve te njerezve te thjeshte te ketij vendi neper gjithfare radhash para ambasadave e konsullatave te Bashkimit Europian per nje liri e te drejte qe hyn ne lirite e te drejtat themelore te njeriut fundin e arratisjeve nga atdheu duke kapercyer ilegalisht kufijte nga toka e nga uji qofte edhe per te vizituar ne spital vellane emigrant ne dhe te huaj... deklaroi ai.

Duke shtuar se shpreson shume qe pas kesaj Franca nuk do te ndahet nga vendet e tjera kur kjo vote e Parlamentit Europian te marre forme perfundimtare ne Keshillin e Ministrave te Bashkimit Europian.

Sot eshte dita per te shprehur jo vetem kenaqesine e jashtezakonshme qe me ne fund muri i vizave ra per qytetaret e Shqiperise e te Bosnjes por edhe per te bere apelin qe ky mur te mos vonoje te bjere edhe per qytetaret e Kosoves. Te cilet vertet jetojne ne nje shtet te ri por kane njesoj si gjithe te tjeret te drejten te levizin lirisht ne Europen e popujve te lire tha nder te tjera Rama

Me tej ai deklaroi se sa per paraden e kryeministrit shqiptaret e kuptojne vete se levizja e tyre e lire eshte nje projekt europian dhe nje vullnet europian dhe se cdo rrahje gjoksi para ekraneve ketu ne Tirane per perfshirjen e Shqiperise ne harten e Europes pa viza eshte thjesht qesharake.

Sot kane fituar shqiptaret ka fituar edhe vete Europa e cila eshte cliruar me ne fund nga ankthet e makthet e kufijve te mbrojtur prej te huajve qe dolen prej njezet vjetesh ne driten e lirise pas renies se perandorise te acarit komuniste nder te cilet krejt padrejtesisht shqiptaret u etiketuan rendom si problem perfundoi ai.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›