Berisha: Dënoj dhunën ndaj protestuesve paqësorë

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj përplasjeve mes policisë dhe protestuesve ditën e sotme në protestën përpara Kuvendit, duke e cilësuar si “dhunë dhe brutalitet ndaj qytetarëve”.
“Dënoj me forcën më të madhe dhunën dhe brutalitetin çnjerëzor të narkopolicisë së Padrinos ndaj protestuesve paqësorë! Turp! Krim!”, shkruan Berisha.
/gj.m/r.e/