E Diel, 1 Nëntor 2026

Gonxhja nga Zyrihu: Shqipëria po riformëson qasjen për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve

TIRANË, 8 shtator/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në “Safe Haven Forum” në Zyrih, ku diskutimet u fokusuan te perspektivat globale të ekonomisë, investimet, menaxhimi i risqeve, portofolet dhe identiteti digjital.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Gonxhja u shpreh se Shqipëria po riformëson qasjen e saj për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve, duke u mbështetur te politikat dhe avantazhet strategjike të vendit.

“Nga Zyrihu, një ditë shumë intensive me shumë panele, ‘Safe Haven Forum’, ku u fol për perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj risqeve, portofolet dhe identitetin digjital”, tha Gonxhja.

Sipas tij, diskutimet në forum kanë rëndësi edhe për pozicionimin e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare, si një destinacion i sigurt dhe një treg me potencial për investime cilësore.

“Shqipëria, me politikat dhe avantazhet strategjike, po riformëson qasjen konkurruese për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve”, u shpreh ai.

Gonxhja theksoi se një tjetër objektiv është forcimi i pozicionimit të vendit si destinacion i sigurt dhe treg ambicioz për investime, me fokus te zhvillimi i qëndrueshëm.

“Një diskutim me rëndësi për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt, si një treg ambicioz për investime cilësore dhe për një zhvillim sa më të qëndrueshëm”, deklaroi ministri.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›