E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Dje nisem fushaten zgjedhore

/ /

Duke folur ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat kreu i maxhorances tha se koncerti i te dieles do te jete edhe modeli i fushates se ardhshme elektorale per demokratet. Ndaj dhe ne le te shprehim mirenjohjen me te thelle. Ta konsiderojme kete fillimin de facto te fushates elektorale pasi de jure ajo do te jete me daten 22 mars. De facto kjo feste ishte njekohesisht dhe fillimi me i bukur i nje fushate elektorale te qyteteruar i nje fushate nder me te bukurat qe shqiptaret kane njohur. Mendoj se tek koncerti i djeshem festiv ne kemi modelin e fushates se ardhshme. Dhe ate e krijuan qytetaret ne menyren me mahnitese u shpreh kryeministri. Mitingu i PD-se i organizuar ne sheshin Nene Tereza erdhi nje muaj pas demonstrates se dhunshme te Partise Socialiste perballe Kryeministrise. Sipas tij ne koncertin e 20-vjetorit te renies se monumentit te diktatorit u shpela bloza e 21 janarit. Dje qytetaret e Tiranes shpelane blozen nga rruget guret hunjte ndertesat e qytetit per tua rikthyer sic e meritojne ata qe me 21 janar te paret ne historine e Evropes se pasluftes me banda te organizuara sulmuan per 5 ore qeverine legjitime shqiptare per ta permbysur ate dhe per te marre pushtetin me dhune vijoi me tej kryeministri. Ministri Basha po merret me degen e Partise Demokratike se bashku me zotin Bumci por edhe ministra e deputete te tjere ne kete qytet te braktisur prej 4 vjetesh kete qytet ku vetem kupola e Partise Socialiste Fidelet Kocot Dulaket per keta qe drejtonin nga bunkeri i Fidelit grushtin e shtetit per pushtet vetem keta kishin marre ne qender te qytetit 500 mije meter katrore toke publike. Imagjinoni qindra milione euro theksoi kreu i ekzekutivit.
Akuzat ndaj Bashkise
Perpara deputeteve demokrate kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e Bashkise se Tiranes per korrupsion. Ai tha se qeverisja lokale e kryeqytetit shqiptar renditet i treti ne bote per fenomenin e korrupsionit persa i perket lejeve te ndertimit. Ai qe bertet gjithe diten per korrupsionin per fat te keq te ketij qyteti perfaqeson monumentin me te nxire te korrupsionit ne Shqiperi dhe ne bote. Hidhni syte te kulla e Fidelit. Ajo nuk eshte gje nga ceshte shtatorja e korrupsionit te kryetarit te tij. Problemi i zotit Rama eshte se ky eshte i vetmi korrupsion ne bote qe mbrohet nga korruptoret e shtetit. 70 per qind te lejeve te ndertimit kryebajlozi i korrupsioni ua ka dhene vetem dy kompanive drejtorit te tij te urbanistikes dhe Shkrelit te vet te bashkise theksoi kryeministri. Berisha akuzoi ne te njejten kohe edhe Prokurorine e Pergjithshme per punen e saj lidhur me dosjet qe jane depozituar per korrupsion te zyrtareve te larte. Vetem dy muaj me pare doli ne driten e diellit kontrata 20 perqindeshe. Ajo nuk ishte nje cope leter por ishin pallate 35-kateshe te lartesuara deri afer reve ne menyre qe fitimi per 20 perqindeshin te shkonte deri afer reve. U bene te gjitha deponimet por korruptoret e shtetit qe ndajne parate me te deri me sot nuk e kane pyetur as edhe nje here te vetme. Kjo sepse ne rast se do ta pyesnin nuk kishin asnje rruge tjeter pervec se te pandehur tha Berisha. Lidhur me akuzat e djeshme te kreut te PS-se per mitingun e organizuar nga demokratet me rastin e renies se bustit te diktatorit kreu i maxhorances tha se vajtimin sot ai e kishte sepse ka qare me denese diten e renies se bustit. Se per ate bust ne vepren e te atit ai kishte harxhuar muaj te tere duke lemuar. E ka perjetuar ate moment si dramen me te madhe personale te jetes se tij. Por skemi cfare ti bejme. Le te gjeje ndonje nje cope te tij dhe ta mbaje ne shtepi.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›