Durres shenohen dy vetevrasje
Nje 29- vjecar eshte gjetur i vdekur ne lagjen numer 14 ne Shkozet Durres ndersa nje 55-vjecar i ka dhene fund jetes me fostoksine.
Policia e Durresit tha se viktima Gentjan Lulollari 29 vjec banor i Shkozetit u gjet pa jete ne nje banese te braktisur ku jetonte i vetem. Po sipas policise grupi hetimor i cili mberriti ne vendngjarje dyshon se 29 vjecari te jete vetflijuar pasi ne trupin e tij jane gjetur shenja djegie.
Nderkaq nje 55 vjecar i identifikuar nga policia si B.Ibrahimi banues ne Xhafzotaj Komuna Rrashbull Durres eshte vetehelmuar me fostoksine duke gjetur vdekjen.
Sipas njoftimit te policise rreth ores 09.00 ne Spitalin e Durresit eshte derguar ne gjendje te rende shendetesore shtetasi B. Ibrahimi i cili me pas eshte derguar ne Spitalin Ushtarak Tirane ku megjithe ndihmen mjekesore ka nderruar jete. Policia beri me dije se nga deklarimet e familjareve rezulton se ky shtetas gjate mengjesit ka pire lende helmuese fostoksine