E Martë, 3 Nëntor 2026

Berisha: Do përmbushim detyrimet e programit për ish-të përndjekurit politikë

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se “PD do të përmbushë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga programi për ish-të përndjekurit politikë”.

Gjatë prezantimit të programit për ish-të përndjekurit politikë, Berisha tha se “ne, jemi në një fushatë elektorale dhe ju garantoj që ky program do të jetë kontrata e PD-së me shtresën tuaj. Do të jetë kontrata, e cila do të zbatohet 100% brenda një mandati. Së pari, është një detyrim madhor, është një borxh i shoqërisë shqiptare dhe i Shqipërisë ndaj jush”.

Duke iu drejtuar ish-të përndjekurve politikë, Berisha u shpreh se “e vlerësoj shumë përkushtimin tuaj për një paketë që është po kaq e rëndësishme sa ajo e dëmshpërblimit për të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare”.

“Ju siguroj se, jo vetëm për identitetin tuaj, por identitetin e çdo qytetari të lirë do bëjmë gjithçka për një ridimensionim të plotë në rrafshin shoqëror, artistik, letrar, parimor e të gjithanshëm ndaj diktaturës totalitare që përjetuam. Është e domosdoshme, si një kusht për të qenë një komb krenar që ecën në rrugën e lirisë”, theksoi Berisha.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›