Berisha: Do rishikojmë ligjin për policët e rënë në detyrë

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me Policinë e Shtetit 5 ditë pas vrasjes së katër efektivëve të policisë gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti.
Duke folur për arrestimin e Dritan Dajtit, kreu i qeverisë tha se asgjësimi i tij nuk u bë sepse u zbatua ligji. "Dajti ishe një rrezik për Shqipërinë dhe vendet e tjera. Ndaj bandës së tij u dëshmua tolerancë zero", tha Berisha.
Më tej, kreu i qeverisë tha se lufta ndaj krimit ka një çmim, por ky çmim duhet të jetë sa më i vogël. Ligjet për policët e rënë në detyrë do të rishqyrtohen ndërsa thelbësore është pajisja juaj me çdo mjet për të ruajtur sigurinë e gjithësecilit", tha ai.
Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.