E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha takim në Policinë e Shtetit: Lufta ndaj krimit ka një çmim

TIRANË- Pesë ditë pas masakrës së Durrësit, ku mbetën të vdekur katër efektivë policie në operacion për kapjen e Dritan Dajti, kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Ai ka deklaruar se do të veprohet me tolerancë zero ndaj krimit ka shprehur ngushëllimet e tij për 4 jetët e humbura në përballje me krimin dhe ka garantuar se do të bëhen të gjitha përpjekjet për pajisjen e policisë me mjetet për të ruajtur sigurinë e tyre.

"Lufta ndaj këtij fenomeni ka një çmim, por ky çmim duhet të jetë sa më i vogël"- tha Berisha gjatë takimit, duke garantuar se ligjet për luftën ndaj krimit do të rishqyrtohen.

Sipas tij, thelbësore është pajisja e policisë me çdo mjet për të ruajtur sigurinë e gjithsecilit.

Në takimin e zhvilluar ishin efektivë të policisë dhe ministri i Brendshëm, Bujar Nishani.

Duke folur për arrestimin e Dritan Dajtit, kreu i qeverisë tha se asgjësimi i tij nuk u bë sepse u zbatua ligji. "Dajti ishe një rrezik për Shqipërinë dhe vendet e tjera. Ndaj bandës së tij u dëshmua tolerancë zero", tha Berisha.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›