E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Do shembim murin e bllokimit do te fitojme me 23 qershor

“Me forcën e votës sonë ne do shembin murin e bllokimit”, ka qenë kjo thirrja që kryeministri Sali Berisha u ka bërë qytetarëve shqiptarë në 21 vjetorin e fitores së parë të demokracisë. Në aktivitetin e organizuar në sheshin Nënë Tereza Kryeministri u shpreh i sigurtë në fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit.

“Përpara, për zgjedhje të lira e dinjitoze, për një 22 mars të dytë më 23 qershor. Ne do fitojmë. 22 marsi është dita e triumfit të ëndrrës sonë të madhe. Shqipëria në Europë ishte ëndrra jonë fisnike, shkallmuam bunkerët e izolimit ecim drejt të ardhmes së ndritur. Ne jemi ndryshimi, me reformat bëmë realitet ëndrrën e 22 marsit me anëtarësimin në NATO. Ne jemi ndryshimi, sepse me reforma të thella e të gjithanshme bëmë që qytetarët të lëvizin të lirë në të gjithë Europën. Statusin e bllokuan bijtë e atyre që ne përmbysëm 21 vjet më parë. Le t’ju themi atyre se ëndrra jonë evropiane nuk ndalet, me forcën e votës sonë ne do shembin murin e bllokimit”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij kryeministri deklaroi se në 22 marsi është dita e parë e demokracisë, dita që ndau epokat dhe vendosi për një të ardhme më të mirë për vendin, është dita nga shkëputja nga diktatura e egër.

Berisha në facebook: 22 Marsi na frymëzon për fitore më 23 qershor
Më herët ne faqen e tij në facebook kryeministri Berisha shkruante se kjo është dita e frymëzimit për fitore në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Gëzuar 22 Marsin, ditën e parë të Demokracisë!” Me këtë status në Facebook nisi aktivitetet politike të ditës kryeministri Sali Berisha. “Sot është 22 Marsi, dita që ne me votën e lirë sollëm ndryshimin më të madh në tërë historinë tonë kombëtare, ndryshuam epoka, sisteme dhe kaluam nga dikatatura komuniste me çnjerëzore, sistemi i shtypjes dhe mbijetesës në skllavëri shtetërore, në sistemin e vlerave të lirisë, demokracisë dhe ndërtimit të të ardhmes europiane që meritojmë- shkruan kryeministri duke e mbyllur se kjo ditë duhet t’i frymëzojë qytetarët për zgjedhjet e 23 qershorit dhe i ftoi ata të festojnë në sheshin Nënë Tereza, në koncertin e organizuar për këtë ditë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›