E Shtunë, 31 Tetor 2026

Australi kryeministrja kerkon votebesim per lidershipin e partise

Kryeministrja australiane Julia Gilard ka kërkuar një votëbesim për lidershipin e partisë laburiste për të parë se kush do ta udhëheqë atë në zgjedhjet e shtatorit. Një numër i madh deputetësh dëshirojnë që të jetë Kevin Rud lideri i ri. Ndërkohë që në 2010, Gilard fitoi ndaj Rud në kohën kur ai ishte dhe kryeministër i vendit. Sondazhet tregojnë gjithësesi se Rud është shumë më popullor për publikun se sa kryeminustrja. Por ky i fundit nuk ka dhënë asnjë deklaratë për qëllimet e tij. Ka qenë pikërisht kërkesa e një nga deputetëve të kësaj partie, që ka thënë se partia po dështonte dhe se cështja duhej zgjidhur njëherë e përgjithmonë, ajo që solli dhe vendimin e Gilard. Gjithsej do të votojnë 100 deputetë dhe duhen 51 vota për të fituar. Rud sfidoi Gilard në shkurt të 2012-ës por humbi me 31 vota kundrejt 71.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›