Berisha: Do shkurtohen shpenzimet, rriten pensionet

Kryeministri Sali Berisha ka deklatuar sot se do ketë shkurtime të shpenzimeve qeveritare, megjithëse ka pohuar se rrogat dhe pensionet do të rriten duke filluar nga data 1 Korrik.
Gjatë mbledhjes së qeverisë, Berisha u shpreh se buxheti i ri pritet të dërgohet në Parlament me shkurtime të shpenzimeve deri më 25%. "Programi i qeverisë mbetet i paprekur në rrafshin e rritjes së rrogave e pensioneve, por programi do njohë kufizime të tjera drastike për shpenzimet e tjera sepse një politikë e kujdesit të veçantë është e domosdoshme. Shpezimet do shkurtohen me 25% në gjitha fushat", u shpreh ai.
Në fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Sali Berisha deklaroi se qeveria vendos sot për rritjen e pagave dhe pensioneve për 520 mijë qytetarë shqiptarë."Pensionet në qyete do kenë rritje prej 6140 lekë të vjetra që është një rritje e përfillshme. Nga kjo rritje përfitojnë 200 mijë pensionistë. 170 mijë pensionistë të fshatit do kenë rritje 10% të pensionit të tyre. Pensionet e larta rriten me 4% ", shpjegoi kryeministri. Sipas tij kjo rritje është tre deri në pesë herë më e madhe se rritja e çmimeve nga korriku në korrik", tha Berisha.
Kryeministri deklaroi se gjatë kësaj javë Ministria e Financave do sjellë vendimin për rritjen e rrogave. "I qendroj vendimit të rrogave sipas parashikimeve të nevojshme.
Berisha theksoi se po punohet që gjatë këtij mandati të krijohet një faqe e të gjitha të dhënave që ekzistojnë në vend." Ecet kështu drejt një sporteli që qytetarët shqiptarë do gjejnë të gjithë shërbimet dhe të mos rendin si sot nga një zyrë në një tjetër, por në zyrën që të paraqiten të jenë disponibël të gjithë të dhënat që i duhen për të marrë për kërkesën e tij", shtoi kryeministri.